Kanë edhe ambasadore femra
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës pritet t’ia shtojë listës me propozime për ambasadorë edhe një femër. Deklaratat e Grave Deputete, zyrtarë të MPJ’së i quajnë paragjykime. Ndërkohë, Expressi mëson se Ariana Zherka-Hoxha dhe Shkëndije Geci-Sherifi, do t’i ruajnë pozitat e ambasadoreve.
Presioni i grave deputete për mungesën e femrave në listën e ambasadorëve të rinj, duket të jetë bërë para kohe.
Listës me emrat e zyrtarëve që do të përfaqësojnë Shtetin e Kosovës, pritet t’i shtohet edhe një femër.
Këtë e konfirmoi edhe Zëdhënësi i MPJ’së, Artan Behrami.
Ai tha se në valën e dytë të emërimeve në listën e propozimeve për ambasadorë do të jetë edhe një femër, pa e përmendur emrin e saj.
“Shumë shpejt pritet që emri i kësaj ambasadore t’i dërgohet Kryeministrit, Komisionit për Punë të Jashtme dhe në fund Presidentes, e cila merr vendimin për këtë”, tha Behrami, për Express.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Express.