Zhurma e Busekut

Ish-Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se për ndarjen e Kosovës duhet të diskutohet "qosheve", që media të mos bëjë zhurmë për këtë.
Megjithatë, në një intervistë për gazetën “Politika”, ai ka pranuar se ky skenar është i pamundur, përderisa pala shqiptare dhe ajo serbe nuk ulen në të njëjtën tavolinë për të biseduar direkt për këtë çështje.
"Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën. Unë e kam propozuar atë (idenë e ndarjes së Kosovës), sepse nuk jam i sigurt nëse kosovarët janë të gatshëm për të ardhur deri te kjo”, ka thënë Busek.
“Aktualisht, autoritetet shqiptare në Prishtinë nuk janë të gatshme për këtë, por mund të jetë një alternativë”.
Busek nuk beson se ndarja e Kosovës do të shkaktonte probleme të tjera në rajon, e as në Bosnjë e Hercegovinë.
“Kosova nuk ka lidhje me Bosnjën. Këtu problemet janë ndryshe. Në Bosnjë duhet që partitë e ndryshme politike të pranojnë se e kanë një shtet të përbashkët dhe ta duan atë shtet”.