E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Festa e Bajramit nderim udheheqesve shpirterore te kombit

Urim për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, si edhe nderim për të gjithë udhëheqësit shpirtërorë të kombit shqiptar.

Ky ka qenë mesazhi që kryeministri Berisha përcolli sot menjëherë pas daljes nga selia e Komunitetit Mysliman në Tiranë, ku ishte për një vizitë me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Sipas tij, agjërimi përbën një sakrificë në emër të Zotit dhe në të njëjtën kohë, ai tha se udhëheqësit shpirtërorë
kanë dhënë një kontribut për ngritjen e vlerave hyjnore.

Mes të tjerash, ai u shpreh edhe se harmonia mes besimeve tona fetare, përbën virtytin më të madh shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›