Mbetesit e Matures Shteterore nisin regjistrimet per vjeshten
Maturantët që do t’i nënshtrohen provimeve të vjeshtës duhet të plotësojnë sërish formularin A1 ose A1Z.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit maturantët që kanë që rezultuar mbetës në një ose më shumë provime në sesionin e parë të Maturës Shtetërore 2011 dhe maturantët që rezultuan mbetës në vitin shkollor 2010-2011 dhe i shlyejnë provimet shkollore në datat 25 gusht dhe 27 gusht 2011, duhet të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm, nga data 28 deri më 31 gusht 2011.
Për këtë kategori maturantësh është i vlefshëm Formulari A1/A1Z, plotësuar edhe në muajin mars 2011.
Edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës dhe, për arsye të ndryshme, nuk kanë plotësuar Formularin A1Z, duhet ta plotësojnë këtë të fundit nga data 28 deri më 31 gusht 2011, në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm.
Aktualisht ka nisur puna për përgatitjen e tezave të provimeve për ritestimin e maturanteve mbetës në sezonin e parë.
Në provimet e vjeshtës pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë maturantë pjesa më e madhe e të cilëve kanë rezultuar mbetës gjatë sezonit të parë, por ka edhe nga ata qe shkollën e mesme e kanë përfunduar jashtë vendit
Nëse marrin notë kaluese, maturantet mbetës mund të aplikojnë duke plotësuar formularin A3 për të fituar të drejtën e studimit për në universitet.