Si po e festojne myslimanet ne mbare boten sot diten e Fiter Bajramit

Besimtarët myslimanë në mbarë botën, festojnë sot ditën e Fiter Bajramit, e cila shënohet pas përmbylljes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Gjatë festimeve, myslimanët ofrojnë lutje dhe mirënjohje ndaj Zotit si edhe kërkojnë paqe e bekime për njerëzit në mbarë botën.
Dita e Bajramit shëmbëllen ditë paqeje dhe gëzimi.
Presidenti Hamid Karzai bëri thirrje për paqe në Afganistan, ndërkohë që ai mori pjesë në namazet e Bajramit, të mbajtur në xhaminë e pallatit presidencial, së bashku me zyrtarë të tjerë afganë.
Presidenti afgan u bëri thirrje talebanëve për të ndaluar dhunën dhe rekrutimin e fëmijëve për sulme.
Edhe sunitët irakianë në Bagdad morën pjesë në namazet e para të Fiter Bajramit, duke hapur kështu festën e madhe që mbyll muajin e Shenjtë mysliman të Ramazanit.
Sheikh Isma'el, Imam i xhamisë theksoi rendësinë e unitetit të Irakut, megjithë sulmet që kanë patur në shënjestër xhamitë gjatë muajit të Ramazanit.
Myslimanët e Egjiptit janë mbledhur në sheshin Tahrir të martën në mëngjes për të falur namazin e parë pas rrëzimit të presidentit Mubarak.
Besimtarët në shesh e kanë konsideruar plotësisht të veçantë këtë ditë pasi sipas tyre Perëndia u dha forcën për të ecur drejt lirisë.
Mijëra myslimanë palestinezë të udhëhequr nga liderët politikë kanë nisur festimet për Fiter Bajramin në Jeruzalem, në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.
Besimtarët u dyndën në xhaminë Al-Aqsa në qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, i konsideruar si i treti vend i shenjtë.
Në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, besimtarët u mblodhën në oborrin presidencial për në mëngjes mbi lutjet e para.
Bajrami i jep indikacion të qartë myslimanit se me besim të fortë dhe qëndrueshmëri të përhershme, mund të arrijë kontroll të përkryer mbi veten dhe të vendosë barazpeshë ideale midis materiales dhe shpirtërores.