E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e Libise ne Tirane ndryshon flamurin vendos ate te propozuar nga rebelet

Ambasada Libiane në Tiranë, ka ndryshuar flamuri libian i cili ishte në ngjyrë jeshile dhe që përfaqësonte regjimin e kolonel Gedafit.

Tashmë është vendosur flamuri tre-ngjyrësh, me gjysmë hënë që u propozua nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi.

Ndryshimi i flamurit, pranë kësaj ambasade duket se ka ardhur edhe pas qëndrimit të shprehur nga Tirana zyrtare, ku kryeministri përshëndeti rrëzimin e regjimit të Gadafit dhe qeverisjen e Këshillit të Tranzicionit në Libi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›