Rama: Shqiptarët solidarë me ne
Duke folur nga podiumi i mitingut te mbrëmjes pranë cadrave të grevistëve, Edi Rama i është kundërpërgjigjur kryeministrit Berisha, duke u shprehur se shumë shqiptarë janë solidarë me protestën e opozitës. “Shumë shqiptarë e shohin me sytë e shpresës se do të hapet një rrugë e re për ta”, tha Rama, duke nënvizuar gjithashtu edhe vendosmërinë e opozitës për rezistencë.
“Sali Berisha shprehet i shqetësuar për bllokimin e bulevardit, për bllokimin simbolik të rrugeve dhe thotë se kjo lëndon qytetarët, ndërkohë që kam takuar dhe më kanë kontaktuar gjatë gjithë këtyre ditëve me mijra qytetarë të cilët mbase nuk e kanë të mundur që të gjithë të jenë këtu përditë në ora 6:00, të cilët me siguri do të vijnë nesër në ora 6:00 dhe vecanërisht të premten në ora 6:00, në datën 14 dhe të cilët që te gjithë janë solidarë me këtë protestë. Janë mbështetës të kësaj proteste dhe as nuk lodhemi, as nuk mërzitemi, as nuk tërhiqemi në këtë betejë e cila nuk është një betejë për të marrë pushtetin në tavolinë, por është një betejë për të garantuar që pushteti të mos merret më në tavolinë sic u mor në 28 qershor” tha Rama.
< I mëparshmi