E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha apel Ramës për protestat: Çliro rrugët

Kryeministri Sali Berisha i ka kerkuar pasdite kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama qe te mos I lendoje qytetaret dhe mos bllokoje rruget. Ai tha se do te respektoje cdo te drejte kushtetuese qe shqiptaret te gezojne te drejtat e tyre.

“Zotit Edi Rama i kërkoj këtu, duke i respektuar plotësisht protestën, të mos tentojë të mundojë qytetarët e Shqipërisë, duke u dalë përpara rrugëve. Të puthet tre herë në ditë me Ramiz Alinë, por qytetarët të mos i lëndojë, sepse ky është rregulli. Rrugët janë të publikut, janë të qytetarëve. Por më duhet t’i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë, të mos u qeshë buza, se jeni gabim, jeni gabim rëndë” tha Berisha.

Deklaratat Berisha i beri ne Kamez, ku mori pjese ne nje sere inagurimesh, mes te cilave edhe nje rruge qe mori emrin e Azem Hajdarit.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›