Presidenti Topi dekreton 3 anëtarët e Kushtetueses
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi sot emërimin e Altina Xhoxhajt, Bashkim Dedes dhe Vangjel Kostës në postin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Vendet kishin mbetur vakant pas mbarimit të mandatit të Fehmi Abdiut, Sokol Sadushit dhe Kujtim Putos.
Nëpërmjet tre dekreteve të cilat mbajnë numrin 6558 dhe 6559, 6560 kreu i shtetit emëroi Bashkim Dedja dhe Altina Xhoxhajn dhe Vangjel Kostën në postin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lajmi është publikuar sot në faqen online të Presidencës dhe dekretet hyjnë në fuqi menjëherë.
Emërimi i tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetetuese vjen disa javë pas konsultimeve që presidenti Topi zhvilloi me një grup ekspertësh ligjorë në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nëpërmjet një procesi sa më transparent, profesional e në respekt të një tradite të mirë.
Emrat e përzgjedhur nga presidenti Topi do të kalojnë më pas për miratim në parlamet, i cili vazhdon të bojkotohet nga opozita deri në plotësimin e kauzës për transparencën e zgjedhjeve. Ne njoftimin e publikuar ne diten e fillimit të konsultimeve, 19 prill 2010 Presidenti Topi u bëri apel partive politike të përmirësojnë klimën politike për të mos penguar procesin e emërimeve të gjyqtarëve.
Gjykata Kushtetuese shpalli më 28 prill mbarimin e mandatit për dy anëtarët e saj, Fehmi Abdiut dhe Sokol Sadushit. Gjyqtarët Abdiu dhe Sadushi, betimin para Presidentit të Republikës e kishin bërë në datën 27.04.1998. Për rrjedhojë, bazuar në nenin 179/1 të Kushtetutës si dhe në nenin 8/3 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, data 27.04.2010 konsiderohet edhe si datë e mbarimit të mandatit të tyre si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa në datën 3 prill, mandati si gjyqtar i Kushtetuese i mbaroi edhe Kujtim Putos.
Po në maj dhe në qershor tre gjyqtarë të tjerë do të duhet të largohen nga Gjykatat Kushtetuse pasi u mbaron mandati 9 vjecar. Ata janë Admir Thanza, Xhezait Zaganjori si dhe Petrit Pllocit. Por, përveç largimeve, Gjykata Kushtetuese në muajin qershor duhet të zgjedhë edhe kreun e saj të ri, pasi Vladimir Kristos i mbaron mandati 3-vjeçar si kryetar.
(s.g/BalkanWeb)