E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanita, vogëlushja e "X Factor Albania"

Kanita është konkurrentja më e vogël në spektaklin muzikor "X Factor Albania", por ndër më të klikuarat deri tani nga publiku. Ajo është vetëm 9 vjeçare dhe pasioni i saj për muziken është aq i madh, sa për të qenë pjesë e "X Factor", ka vendosur të sakrifikojë shkollën në Shkup, shoqërinë, aktivitetet me moshatarët dhe rehatinë në familje.

Me një zë përkedhelës, paksa e ndrojtur, por e qartë çfarë kërkon nga vetja, ajo ka arritur shumë në "X Factor". 

''Ndjehem e përkedhelur, sepse të gjithë më ndihmojnë për t’ia dalë sa më mirë në prova dhe performancat live", ka thënë ajo për mediat shqiptare, duke shtuar: "Jam shumë, shumë e kënaqur që kam arritur deri këtu, sepse nuk është pak, dhe tani më shumë se kurëe më duhet të mbledh gjithë forcat për të shkuar më tej.'' /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›