E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanoset me armë oficeri i policisë

Një 30-vjeçar nga Kukësi, me emrin Edi Elezi, ka rënë në prangat e policisë lokale dje në mesditë, sepse kishte kanosur me armë në një lokal një oficer të policisë së komisariatit të rrethit. Elezi edhe më herët kishte ngritur dorën kundër uniformave blu, duke plagosur një punonjës policie, vepër për të cilën edhe ishte dënuar. Oficeri i policisë, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka depozituar personalisht një denoncim, pas të cilit një grup policësh të Antikrimit e kanë arrestuar në flagrancë Elezin. Në komunikatën e policisë së Kukësit thuhet se ndaj Elezit është përgatitur dosja penale me akuzën "Kanosje për shkak të detyrës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›