E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, vidhnin për paratë e emigrimit

Dy të rinj, Klodi Gjini dhe M.Geci, përkatësisht 21 dhe 17 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi ndaj tyre ishte depozituar një denoncim për vjedhjen e një lokali. Burime të policisë në Tropojë tregojnë se të akuzuarit kishin vjedhur rreth 3 milionë lekë, si dhe disa mallra në një dyqan në qendër të qytetit. Vjedhja ishte bërë me thyerje gjatë orëve të natës. Denoncimi ishte bërë nga pronari në mëngjes herët, ndërsa të rinjtë u prangosën rreth orës 09:00, teksa përpiqeshin të largoheshin në drejtim të Kosovës. Të rinjtë kanë pranuar faktin dhe kanë shtuar se po mblidhnin të holla për t‘u larguar në emigracion.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›