Gjirokastër, banorët e pallatit të shembur hyjnë në grevë urie
Pas zhgënjimit dhe humbjes së shpresës për të përfituar kompensim mbi humbjen e shtëpisë, orendive dhe gjithçka që përbënte shtëpinë e tyre, banorët e pallatit pesëkatësh që u shemb më 9 nëntor 2008 në lagjen "11 janari" (Hazmurat) të Gjirokastrës, në shenjë proteste për mosmbajtjen e premtimeve nga të gjitha instancat e shtetit kanë vendosur dje të hyjnë në greve urie.
Të ngujuar në një barakë që ka shërbyer dikur si garazh i një prej banorëve të këtij pallati, qysh në momentet e para të grevës së tyre viktimat e kësaj tragjedie janë shprehur se nuk do të dalin nga greva, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, që në fund të fundit nuk janë veçse premtimet e të gjitha instancave të shtetit shqiptar, duke filluar nga bashkia e qytetit, prefektura e qarkut, administrata e këshillit të qarkut, e deri te Kryeministri dhe Presidenti i republikës. Qysh mbas tragjedisë së 9 nëntorit, që i la 13 familjet e këtij pallati në mes të katër rrugëve, pa shtëpi, katandi, orendi, veshmbathje e gjithçka tjetër, mandej edhe pa të ardhurat e tyre të xhepit, banorët janë shtrënguar të kërkojnë me anë të kësaj greve dëmshpërblimet që do t‘u siguronin atyre të paktën një shtëpi ku të jetojnë dhe të paktën vlerën e orendive që humbën në rrënojat e pallatit.
Në pritje të realizimit të premtimeve të bujshme të qeveritarëve dhe politikanëve, mandej premtime të bëra kur nën rrënoja ishin ende tre banorë të këtij pallati, 13 kryefamiljarë që mbetën të pastrehë kanë hyrë dje në mesditë në grevë urie të vendosur për t‘u vetësakrifikuar. Prej ditësh ata ishin të indinjuar nga vonesat e dëmshpërblimit, por shkaku që i futi në grevë sipas vetë banorëve ishte sepse u është kërkuar që të hedhin në gjyq firmën ndërtuese për të marrë dëmshpërblimin dhe se banorët e dëmtuar nga tragjedia nuk kanë marrë pagesën e qirasë mujore dhe pagesën ditore për ushqimet që u ishte premtuar nga pushteti vendor.
Fillimisht, rreth orës 08:00 të mëngjesit, banorët grevistë të urisë janë mbledhur së bashku para rrënojave të godinës së rrëzuar dhe pasi kanë komunikuar mes tyre për gjendjen, kanë vendosur të hyjnë në grevë dhe në shenjë demonstrimi të indinjatës së tyre kanë vendosur të lidhin një shirit me ngjyrë të kuqe përreth kokës. Të gjithë shprehen të vendosur që nëpërmjet kësaj forme proteste ekstreme të kërkojnë të drejtën e tyre. Të parët që kanë hyrë në barakën e grevës kanë qenë gjashtë kryefamiljarë, por pak orë më vonë numri i të ngujuarve është rritur duke shkuar në 13. "Me gjithë këmbënguljen dhe vendimin e përbashkët për të përjashtuar në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në grevë të grave dhe fëmijëve tanë, ne jemi ndodhur para presionit të tyre, pasi ata kërkojnë të vetësakrifikohen me bashkëshortët e baballarët, sepse për ne nuk ka rrugë tjetër. E kemi pasur të vështirë që t‘i largojmë nga mjediset e grevës së urisë. Por e kemi të pamundur të largojmë 11-vjeçarin Anesti Hunda, të birin e Shkëlqim Hundës, i cili është mjaft i vendosur dhe këmbëngulës për të qëndruar bashkë me ne. Ne do ta largojmë me çdo kusht atë, por qeveritarët tanë t‘i thërrasin mendjes, se ne nuk bëjmë shaka si grevat e tyre në Parlament. Jemi të vendosur deri në vetëflijim", tha për "Shqip" Ibrahim Braho, që humbi në tragjedi shtëpinë e tij dhe të të birit.
Baraka, e cila dikur shërbente si garazh dhe depo materialesh për njërin prej të ngujuarve nga banorët e pallatit në grevë urie, brenda pak orëve u transformua në një vend të vizituar nga gazetarët, kameramanët, banorët e lagjes dhe qytetarë të shumtë, që sapo kanë marrë vesh për lajmin, kanë shkuar për t‘u dhënë grevistëve mbështetje morale. Përfaqësues i grevistëve është zgjedhur njëri prej kryefamiljarëve, gazetari i vjetër sportiv, Sokrat Papadhopulli.
"Në Gjirokastër mund të jetë bërë një ‘darkë e gabuar‘, që shpëtoi jetë njerëzish dhe ndoshta tërë qytetin nga djegia naziste, thotë Sokrat Papadhopulli, kurse pas 65 vjetësh këtu u bë një ‘ndërtim i gabuar‘ që vrau 3 femra, midis të cilave Helenën 13 vjeçe, pra vrau të ardhmen dhe shpirtërisht vrau shumë e shumë veta. Dy familje pësuan tragjedi dhe 12 dramë".
Sipas tij, grevistët nuk do të pranojnë asnjë lloj ushqimi gjatë grevës së urisë, për të treguar me këtë protestën më të fortë për indiferencën e të gjitha instancave të shtetit.
Të parët që mbërritën në barakën e të ngujuarve të grevës së urisë ishin dy policë të rendit, mbrojtja e të cilëve u refuzua nga grevistët Ibrahim dhe Majsi Braho, Vullnet Sinani, Axhem Mene, Birbil Tena, Shpëtim Lloçko dhe Shkëlqim Hunda. Pas tyre aty erdhi edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. Ai ka mbërritur me urgjencë në vendin ku nisi të zhvillohej greva e urisë, duke marrë kontakt me grevistët, por ata nuk kanë marrë parasysh apelin e tij për ndërprerjen e grevës, pasi është një formë që dëmton shëndetin e tyre.
Hetimet
Ekspertët marrin mostra
nga themelet e pallatit të ri
Në orët e para të pasdites së djeshme ka rënë në sy puna e ekspertëve të organit të akuzës së Gjirokastrës, të cilët kanë ndërmarrë një sërë ekspertizash në vendin ku do të ndërtohej godina shumëkatëshe, e cila dyshohet se shkaktoi tragjedinë e 9 nëntorit. Një ekskavator ka rrëmuar themelet e godinës që pritej të ndërtohej për të parë në terren punimet e ndërmarra në të, si dhe vërtetuar mënyrën e zbatimit të projektit nga inxhinierët e arrestuar. Kampione të themeleve të betonta janë marrë dje nga prokuroria me kujdesin më të madh, duke zbatuar në mënyrë rigoroze format e hulumtimit të kësaj çështjeje deri në detajet teknike. Para pak ditëve, kryetari i Prokurorisë së Gjirokastrës, Alfred Saliu, u shpreh se kjo çështje është duke u shqyrtuar dhe ende nuk është plotësuar dosja për t‘u përcjellë në gjykatë.
Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati pesëkatësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari", u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Deri tani për këtë ngjarje janë ndaluar dhjetë persona, nga këta dy shtetas u lanë në gjykohen në gjendje të lirë.