Shqipëria sot 2 vjet në NATO. Berisha e përshëndet
TIRANE-Shënohet sot 2 vjetori i antaresimit të Shqipërisë në NATO. Më 4 Prill u firmos dhe traktati që e bëri Shqipërinë vend me të drejta të plota në Aleancen e Atlantikur Verior, pas dorëzimit të dokumentacionit përkates në Departamentin Amerikan të Shtetit, me 1 Prill se bashku me Kroacine.
Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln. Më 7 prill 2009, u ngrit flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s. Shqipëria u bë vendi i 27 anetar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në përkujtim të kësaj ngjarje të shënuar për Shqipërinë, presidenti Bamir Topi do të vizitojë sot regjimentin Komando në Zall-Herr, ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetese.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, se "anëtarësimi në NATO përbën arritjen më madhore të shqiptarëve në fushën e sigurisë dhe lirisë së tyre".
Gjatë një konference për shtyp, Kryeministri Berisha përshëndeti 2-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Aleanca më e madhe e lirisë që kohërat kanë njohur.
Sipas tij, "me anëtarësimin në NATO shqiptarët kanë garantuar mundësinë e ndërtimit të së ardhmes së tyre në liri".
Në këtë ditë, ai garantoi vendet aleate se, Shqipëria mbetet e vendosur të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga anëtarësia në NATO, si në zonat operative ku është e angazhuar Aleanca, ashtu edhe në konsolidimin e shtetit ligjor, rendit kushtetues, garantimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe reformat e thella të Forcave të Armatosura dhe përshtatjen e tyre me standardet kësaj Aleance.
"Aleanca e Atlantikut të Veriut është shndërruar në mburojën e patjetërsueshme të lirisë së kombeve dhe
qytetarëve të botës së lirë. Për çdo komb, anëtarësia në këtë Aleancë përbën një arritje madhore, por për kombin shqiptar, që ka pasur një histori dhe të shkuar shumë të dhimbshme, kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme", tha Berisha.
Ai theksoi se "anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi para së gjithash, si rrjedhojë e atyre reformave të thella dhe të gjithëanshme që qeveria shqiptare ndërmori pas vitit 2005".
"Anëtarësimi në NATO ishte rezultat i suksesit të padiskutueshëm të këtyre reformave, që shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më të sigurta në rajon, demokracinë shqiptare dhe ekonominë e tregut në një demokraci dhe ekonomi tregu funksionale. Anëtarësimi në NATO erdhi si rezultat i reformave të thella të FA dhe kontributit të padiskutueshëm të ushtarakëve shqiptarë në të gjitha frontet dhe zonat që NATO kërkoi mbështetjen e këtij vendi", vijoi Berisha.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të qeverisë dhe Presidentit të SHBA-së, si dhe ndihmën e gjithanshme të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
(d.b/News24/BalkanWeb)