E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret në qeli 26-vjecari, i dënuar për vrasje të dyfishtë

Një i burgosur është gjendur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Drenovës, ndërsa policia dyshon për një vetëvarje.

Romeo Myrteza 26 vjec, i shpallur fajtor nga gjykata për vrasje të dyfishtë në muajin shtator të vitit 2012 vuante dënimin në burgun e Drenovës. Dyshohet se Myrteza ka përfituar nga dalja e shokëve në ajrim dhe mungesa e gardianëve dhe duke shfrytëzuar mjete rrethanore si carcaf i ka dhënë fund jetës.

Policia bën me dije se gardianët janë alarmuar kur kanë gjetur trupin e pajetë të të riut varur në qeli.
Menjëherë kanë nisur hetimet, por dyshohet se pista kryesore është e ajo e vetëvarjes.

Gjykata e Pogradecit dënoi me burg 25-vjeçarin Romeo Myrteza, pasi u shpall fajtor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në qytetin e Pogradecit. Myrteza vrau vëllain e tij, Dritan Myrteza, 38 vjeç dhe më tej gjyshin e ish-bashkëshortes, 65-vjeçarin Fatmir Muhaxhiri nga Elbasani, pasditen e 14 shtatorit.

Autori pohoi se ka qenë në gjendje të dehur, ndaj dhe nuk mbante mend asnjë moment nga ngjarja ku mbeti dhe vetë i plagosur me një plumb në këmbë. Ai madje shprehu dhe pendesë për krimin e kryer në mënyrë të pavetëdijshme.

Sipas familjarëve të ish-bashkëshortes ai vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre dhe për këtë arsye ata kishin marrë urdhrin e mbrojtjes nga gjykatat e qytetit të Pogradecit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›