Kantautori Redon Makashi publikon albumin e ri
Kantautori Redon Makashi në prag të festave të fundvitit ka zgjedhur t’u bëjë një dhuratë fansave të tij duke publikuar albumin e tretë me titull “Botën time”. Albumi përmban 9 këngë, ky është një numër që artististit i ka dhënë fat, pasi edhe në dy albumet e mëparshme ai ka përzgjedhur po 9 këngë
“Çdo kush mund të gjejë diçka nga vetja në këngët “Asgjë nuk ndalet”, “Ku jam dhe ku je,” “Më lë të fle,” “Kaq shpejt më mohove”, “Natë e fundit”, “Ndjeje””- thotë Makashi
Në brendi të këtij albumi nuk mungojnë edhe bashkëpunimet si në këngën “Ditar” me Vullnet Ibrahimin apo bashkëpunimi me nënën e tij Drita Makashin në këngën “Serenat për nusen” si dhe kënga “Përse më berë të urrej”, e cila vjen në versionin remiks.
Albumi do të shoqërohet së shpejti edhe me tre klipe të reja mjaft interesante. Viti 2011 për artistin rezulton i suksseshëm, pasi Makashi krahas publikimit të albumit të ri ka rrëmbyer edhe çmimin e parë në “Këngën Magjike 2011”.