Kryebashkiaku Basha ndalet ne njesine nr. 7 ne kryeqytet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vijuar takimet konsultative për projekt-buxhetin e vitit 2012.
Së fundmi është ndalur në njësinë bashkiake nr 7 ku ka nënvizuar transparencën e parave të taksapagueseve të Tiranës që garantohet nëpërmjet këtyre konsultimeve.
Kryebashkiaku Basha ka bërë të njohur dhe investimet e shumta që janë planifikuar për këtë njësi të kryeqytetit.
“Për njësinë bashkiake nr. 7 në projekt-buxhetin 2012 planifikohen disa investime kapitale siç është rikostruksioni i rrugës Mic Sokoli, rikostruksioni i rrugës “Preng Jakova”, rikostruksioni i rrugës dytësore rikostruksioni i kopshti nr. 7 në rrugën “Myslym Shyri”, çerdhja nr. 47 në “Myslym Shyri”, çerdhja nr. 35 në rrugën “Frederik Shikora”, dhe një projekt që do ta konsideroja të rëndësishëm për këtë njësi bashkiake, që është rikualifikimi urban i bllokut tek “Dogana”. Riukualifikim urban do të thotë ndërhyrje e gjithanshme nga nëntoka deri tek trotuaret, ndriçimi, gjelbërimi, duke përfshirë shtrimin e rrugëve e gjithçka tjetër si dhe infrastrukturë sociale, ku ka shkollë të bëhet i saj dhe ku nuk ka, ndërtimi i një të reje” tha Basha, gjatë fjalës së tij.