E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i ri Urbanistik i Tiranes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me studentët e Arkitekturës. Gjatë këtij takimi, kryebashkiaku diskutoi mbi sfidat e ardhshme të zhvillimit të Tiranës, e konkretisht për Planin e ri Urbanistik të saj. Sipas Bashës, tashmë Tirana ndodhet para një sfide të madhe, që është përfundimi i Planit Urbanistik.
“Plani Urbanistik i ka munguar Tiranës prej mëse 22 vjetësh. Ndërkohë që me realizimin e tij, ky plan do të sjellë përfitime për qytetarët e kombin”, deklaroi Basha.
Gjithashtu, Basha garantoi gjithëpërfshirje dhe konsultim të gjithanshëm për Planin Urbanistik
Po kështu, duke u ndalur në sfidat e këtij projekti, Basha nënvzioi se “prioritet është zgjerimi i hapësirave të gjelbërta”.
“Një nga sfidat më të mëdha është përfundimi i Unazës së Madhe. Por në tërësi të gjitha sfidat e përfshira në plan janë një mundësi e jashtëzakonshme për Tiranën. Kemi ecur me ritme të larta për Planin e ri Urbanistik”, vuri në dukje Basha.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›