Drejtori i Policise se Shtetit inspekton Kapshticen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka garantuar lëvizjen e lirë dhe pa probleme të qytetarëve shqiptarë dhe atyre të huaj në të gjitha pikat doganore gjatë festave të fundvitit. Gjatë një inspektimi në pikën doganore të Kapshticës Burgaj u shpreh se “strukturat e policisë kufitare kanë marrë të gjitha masat për të përballuar një fluks të mundshëm të qytetarëve,si në hyrje në tokën shqiptare dhe në dalje prej saj”.
Sipas tij, plani i posaçëm i masave të policisë, por edhe bashkëpunimi me palën greke, do të bëjnë të mundur, një shërbim mjaft të mirë ndaj qytetarëve në pikat doganore dhe shmangien e rradhëve dhe orëve të pritjes.
Gjithashtu Burgaj ka bërë të ditur se në vëmendje të policisë kufitare do të jetë monitorimi i vazhdueshëm i kufirit, për të minimizuar kalimet e paligjshme të tij, duke u bërë thirrje qytetarëve, që të mos tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale. Përsa i përket kërkesave të qytetarëve shqiptarë për azil në vende të ndryshme të Europës, Burgaj tha se “me masat e marra nga shteti shqiptar, numuri i këtyre personave ka qënë në rënie dhe lëvizja e qytetarëve shqiptarë pa viza është e garantuar dhe nuk rrezikohet”.