E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantautori dhe kitarristi Mike Zito nxjerr albumin e ri Greyhound

Kantautori dhe kitarristi Mike Zito ka nxjerre kohet e fundit albumin e ri Greyhound ku ai ka gershetuar njeherazi muziken rok dhe bluz duke plotesuar keshtu preferencat muzikore te admiruesve te te dyja ketyre zhanreve muzikore. Ne vazhdim ju njohim me karrieren e tij muzikor

Mike Zito ka pershkruar nje rruge te gjate qe nga koha kur ai punonte ne nje dyqan muzikor ne vendlindjen e tij St. Luis Missouri. Sic kujton Mike ai sapo kishte perfunduar shkollen e mesme kur gjeti pune ne dyqanin e veglave muzikore Tower Grove Music nje vend ku mblidheshin muzikantet. Pikerisht atje ai mesoi disa sekrete te artit muzikor.

Te gjithe muzikantet me te degjuar te qytetit shkonin atje mes tyre edhe pjesetaret e grupit muzkor te Jimmy Buffet-id. Pikerisht atje mesova sekretet e muzikes dhe interpretimit. Nuk mora asnjehere mesime por thjesht rrija me muzikantet qe takoheshin ne dyqan dhe bisedonin per muziken. Me pas ata interpretonin me veglat e tyre muzikore. Pra duke filluar qe nga mosha 18-19 vjecare une fillova te interpretoja muzike sa me shume qe kisha mundesi.

Per Majkun skena u be shume shpejt shtepi e dyte. Ne 20 vjetet e ardhshme ai filloi te shkonte ne menyre intensive ne turne ku intrepretonte ne qindra shfaqje ne mbare Shtetet e Bashkuara. Me pas ai u vendos ne juglindje te Texasit ku gjeti nje mjedis perfekt per repertorin e tij muzikor.

Karriera e Majkut u fuqizua me teper kur ai mori cmimin e pare per muzken Bluz per vitin 2010. Ai e ndau kete cmim me Cyril Neville per kengen e perfshire ne album Pearl River.

Mike Zito ka filluar tani nje tjeter turne qe perfshin festivalin e muzikes blues ne Xhorxhia Tenesi dhe Arkansas dhe me pas ai do te marre pjese ne Festivalin e 9-te vjetor Dark Season Blues ne Oslo te Norvegjise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›