E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet nje ekspozite me kostumet e Bitellsave

Kostume dhe objekte skenike te shfaqjes The Beatles LOVE  te vene ne skene nga trupa e famshme e cirkut kanadez  Cirque du Soleil apo Cirku i Diellit jane ekspozuar ne Los Angelos. Muzeu Grammy ne kete qytet shpreson qe permes kesaj ekspozite te njohe edhe me shume njerezit me historine e grupit legjendar nga Liverpuli Bitells.

Ishte viti 1964 kur grupi me i famshem i botes kthehej ne Londer nga nje turne i famshem ne Shtetet e Bashkuara. Xhon Lenon Pol Makartni Ringo Starr dhe Xhorxh Harrison zbrisnin nga aeroplani te befasuar nga mijera adhurues qe kishin dale per ti pritur.  Kjo eshte dhe tema e shfaqjes se cirkut te diellit Cirque de Soleil e frymezuar nga Bitellsat.

Shfaqja eshte nje kombinim i muzikes se Bitellsave me elementet akrobatike te cirkut te famshem. Transmetimi i kesaj shfaqjeje  do te shoqerohet dhe me nje ekspozite ku do te paraqite kostume te artisteve pjesmarres ne te.

Drejtroi i muzeut GRAMMY Bob Santelli thote se ekspozita thekson se si kostumografia arriti te sillte ne jete kenget e Bitellsave.

Kjo shfaqje nuk do te risjelle vetem kenget dhe atmosferen e Bitellsave te atyre viteve.  Kjo shfaqje do te sjelle personazhe te cilet jane ngulitur ne kujtesen tone permes kengeve te ketij grupi. Ne kete shfaqje do te shohim rreshter Pepper dhe Eleonor Rigbin  nen kostumet karakteristike dhe ky eshte qellimi yne te sjellim personazhet e Beatllsave ne nje menyre krjetesisht tjeter.

Muzemi Grammy ne Los Anxhelos i kushtohet muzikes.

Ne kete muzeum gjenden trashegimite e yjeve te muzikes te cilet kane lene emrin e tyre ne historite e saj.

Kritiku i muzikes pop Randy Lewis thote se eksopozitat te tilla e bejne me qarte per vizitoret  historine e muzikes.

Ne te kater katet e kesaj ekspozite njerezve iu jepet nje sqarim i sakte per historine e muzikes qe ata pelqejne. Ata shohin dicka konkrete nga artiste qe kane adhuruar dhe kjo i lidh ata.

Kostumet dhe objekte e paraqitura ne kete ekspozite ndryshohen hera heres.

Ka ne stendat e saj te paraqitur nje xhakete te Majkell Xheksonit apo nje veshje te Keti Perrit si dhe Taylor Swiftit.

Shfaqja  The Beatles LOVE do te jete e hapur deri ne shkurt te vitti 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›