Milo: Palet te bashkepunojne per reformen zgjedhore Qamil Xhani
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaron se reforma zgjedhore duhet te perfshije nje sere ceshtjesh qe t'i japin fund debatit per zgjedhjet ne vend. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Milo thekson se krahas debatit per Kushtetuten, duhet qe palet te bashkepunojne per sistemin elektoral dhe krijimin e nje administrate zgjedhore te pavarur. Ai thekson se per procesin e zgjedhjeve dhe nisjen e reformave eshte e nevojshme qe te kete garanci per voten e shqiptareve. Ne cilesine e kreut te PDS-se ai thekson disa ceshtje qe duhet te merren parasysh per reformen zgjedhore. Ne vend te pare, Milo rendit nevojen e ndryshimit te sistemi elektoral, duke kaluar ne proporcional kombetar. Ndersa ne aspektin teknik, reformimin e KQZ dhe gjithe administrates zgjedhore. "Duhet te kete garanci per voten e shqiptareve permes nje votimi elektronik. Gjithashtu, komisionet zonale te qendrave te votimit, apo te grupeve te numerimit te jene edhe ato te pavarura dhe jo politike. Vetem ne rast se vihen keto ceshtje qe jane shume te rendesishme, duke percaktuar ne menyre te vecante dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, pra duke futur elementin proporcional si te domosdoshem per kushtet e Shqiperise", shprehet Milo. Ne lidhje me zgjedhjet ne Tirane ai thekson se opozita duhet te vazhdoje berjen e saj ligjore, duke e ndjekur ceshtjen e Gjykaten Kushtetuese dhe ne Komisionin e Venecias.
Z. Milo procesi zgjedhor ne Tirane eshte mbyllur dhe Kolegji shpalli fitues Lulzim Bashen. Si e vleresoni procesin dhe a mendoni se kreu i PS-se, Edi Rama duhet te pranoje rezultatin dhe t'i dorezoje Bashkine Bashes?
Perpara se te flas per kete me duhet te ndalem edhe ne disa qendrime qe lidhen me perfundimin e procesit dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Per deklaratat e nderkombetareve askush nuk dyshon qe jane ne sinkron, pasi deshmojne ate cka opozita ka kerkuar qe pas 14 majit e deri tani, qe procesi i vleresimit te votimit per kreun e Bashkise se Tiranes ka qene i parregullt dhe i manipuluar. Tashme asnje shqiptar, qe ka pare ne menyren me transparente perfundimin e procesit te numerimit ne njesine numer 49 dhe pasi ka degjuar ne ate kohe deklaratat e faktoreve nderkombetare, pro edhe deklaratat aktuale te dy miqve dhe partnereve me te rendesishem te Shqiperise, nuk heziton te pohoje qe zgjedhjet ne Tirane i ka fituar opozita dhe kryetari i saj duhet te ishte Edi Rama. Por fale instrumenteve te verber te pushtetit, qe gjithmone kane parasysh karrieren dhe perfitimet personale dhe jo ligjin dhe Kushtetuten, sic ndodhi me shumicen e anetareve te Kolegjit Zgjedhor, apo edhe te KQZ-se, kemi nje rezultat fiktiv qe ka sjelle tashme ne krye te Bashkise perfaqesuesin e mazhorances. Eshte per te ardhur keq qe pas gjithe asaj historie kontestimesh te opozites, per dy vite, me argumente dhe fakte qe sensibilizuan dhe opinionin publik kombetar. Mazhoranca dhe shefi i saj sikur te mos kishte ndodhur gje, vazhduan rrugen e vjeter te manipulimit te te gjitha mjeteve, mundesive dhe instrumenteve te pushtetit per te marre nje fitore te pamerituar ne qytetin e Tiranes. Gje qe coi edhe kete here ne komprometimin e procesit zgjedhor, si te atij te vitit 2009. Faktori nderkombetar i ka ndjekur me shume vemendje zhvillimet ne Shqiperi dhe i ka ndjekur nga afer, sidomos procesin zgjedhor ne Tirane. Ata nuk jane as te verber, nuk jane as naive dhe nuk jane as budallenj, qe te mos e kuptojne se cfare po ndodhte ne Tirane dhe te mos kuptojne edhe hilet e pushtetit aktual. Pikerisht, ata priten perfundimin e procesit zgjedhor per te bere vleresimin e tyre perfundimtar, sic dhe e bene. Kjo gje vulos perfundimisht te gjithe procesin manipulativ te zgjedhjeve ne Bashkine e Tiranes. Dua te theksoj gjithashtu qe askush te mos kete asnje dyshim, se ashtu si deklaratat e Bashkimit Evropian dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes edhe raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR do te jete negativ ne vleresimin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes. Keshtu qe e gjithe pergjegjesia per procesin zgjedhor ne Tirane dhe parregullsite qe u verejten dhe per komprometimin edhe kete here te zgjedhjeve vendore ne Shqiperi, padyshim qe qendron dhe rendojne te mazhoranca aktuale.
Cilat jane rruget qe do te ndjeke opozita ne kete situate, duke qene se ka mbajtur nje qendrim te ashper ndaj vendimit te Kolegjit Zgjedhor? Mos njohja do te shoqerohet me protesta? Cilat jane rruget qe do te ndiqen?
Opozita ka filluar te veproje me tej, duke kerkuar ende veprimin e instrumenteve ligjore. Sic jane ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese apo dhe ankimimi ne Komisionin e Venecias. Tashme, me deklaratat qe u bene nga Departamenti i Shtetit edhe sot nga Brukseli, padyshim qe vlera e kesaj rruge qe ka nisur opozita shqiptare dhe Partia Socialiste ne vecanti, ka nje domethenie me te madhe. Pra ka nje inkurajim me te madh, sepse ajo cfare ajo ka kontestuar, po mbeshtetet edhe nga deklaratat e faktoreve nderkombetare. Pra, opozita eshte e vendosur qe te shkoje deri ne fund te kesaj perpjekjeje tashme dy vjecare qe eshte duke bere, per te arritur qe perfundimisht ne Shqiperi te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe nuk mund te pranoje qe Shqiperia te vazhdoje te jete nje telenovele e gjalle e manipulimeve zgjedhore, nga e cila mund te marrin shembull vetem ata qe nuk kane asnje lidhje me demokracine, shtetin ligjor dhe pergjithesisht institucionet funksionale qe per fat te keq ne Shqiperi mungojne. Mendoj se opozita do te vazhdoje te kerkoje te drejten, por menyra sesi ajo do te vazhdoje te kerkoje kete te drejte do te varet nga menyra sesi do te reflektoje mazhoranca e tanishme, ne keto rrethana qe jane krijuar. E kam fjalen pas ketij gjykimi qe faktoret e rendesishem nderkombetare i bene procesit zgjedhor ne Tirane. Do te thoja se ka nevoje per nje zgjidhje politike per t'i dhene Shqiperise nje situate normale. Ne rast te kundert nuk ka asnje garanci qe situatat konfliktuale dhe kriza politike do te thellohen edhe me tej.
Sipas jush cila do te ishte zgjidhja politike ne kete situate dhe me kete qendrim te opozites?
Zgjidhja politike ne keto raste do te ishte anulimi i zgjedhjeve ne Tirane dhe rikthimi ne zgjedhje te reja per kreun e Bashkise se Tiranes. Ky eshte varianti i pare, dhe alternativa e dyte, zgjedhje parlamentare te parakohshme, per t'i dhene Shqiperise nje konfiguracion politik te ndershem transparent dhe ne perputhje me vullnetin e shprehur te shqiptareve.
Por lideri i Partise Socialiste, Edi Rama ka hedhur idene e nevojes per ndryshimet kushtetuese duke pranuar dhe nje lloj gabimi qe Partia Socialiste ka bere ne 2008 me ndryshimin e ligjit themelor ne vend. Si e vleresoni kete kerkese?
E kam ndjekur deklaraten e z. Rama dhe mua me vjen mire qe kryetari i Partise Socialiste ka arritur ne kete perfundim, sepse une kam qene nga ata te pakte deputete, qe ne vitin 2008, ne seancen e mbajtur ne muajin prill, kam votuar kunder ndryshimeve kushtetuese, kunder Kodit Zgjedhor, ndryshime qe u bene ne menyre bipartizane, te fshehte, te pamenduara mire dhe sollen keto rrjedhoja dhe gabime, per te cilat jemi deshmitare te gjithe. Keshtu qe reflektimi qe ka bere z. Rama dhe Partia Socialiste jane per t'u pershendetur dhe nevoja per te ndryshuar Kushtetuten eshte ne rend te dites. Sepse nga ato ndryshime dhe te tjera qe mund te ishin bere ne nje menyre ose ne nje tjeter, varet shume sesi do te zhvillohet ne te ardhmen jeta politike ne Shqiperi. Dhe nese duam te garantojme nje zhvillim normal politik, brenda standardeve evropiane, patjeter qe Kushtetuta duhet te reflektoje ndryshimet dhe te beje korrigjimet, ne radhe te pare, per ato gabime qe u bene ne vitin 2008. Keto ndryshime duhet te korrigjojne dhe sistemin e gabuar elektoral qe u miratua ne ate kohe. Te ndertohet nje Komision Qendror i Zgjedhjeve, qe te sherbeje si nje arbiter i paanshem i zgjedhjeve dhe jo politik si ky qe pame. Te kete garanci per voten e shqiptareve permes nje votimi elektronik. Gjithashtu, komisionet zonale te qendrave te votimit, apo te grupeve te numerimit te jene te pavarura dhe jo politike. Flasim gjithmone per proporcional kombetar, vetem atehere ne do te themi se mund te kemi nje Kod Zgjedhor ne perputhje me standardet evropiane dhe nje ligj elektoral qe do te garantonte zgjedhje te lira te ndershme dhe te pamanipulueshme. Dhe kjo do te ishte nje nga objektivat kryesore te nje reforme zgjedhore te mundshme, e cila patjeter qe duhet te shkoje paralel bashke me ndryshimet kushtetuese.