Kantrimen vjen sot në Tiranë
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen vjen sot për një vizitë në Tiranë.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e kryeministrit.
Sipas saj Ndihmëssekretari amerikan i shtetit Kantrimen do të zhvillojë në orën 14:30 një takim me kryeministrin Berisha dhe në orën 15:45 një takim me kreun e opozitës Edi Rama.
Ndërkohë pritet që gjatë vizitës së tij në Tiranë Kantrimen të takohet me kreun e shtetit Bamir Topi ndërsa në orën 19:00 do të mbajë një konferencë për shtyp
Ndërkohë ndihmës-sekretarit amerikan i shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen, anuloi sot vizitën e paralajmëruar në Kosovë.