Nderkombetaret: Plotesoni standardet per zgjedhjet
TIRANE - Nderkombetaret kerkojne nga Shqiperia realizimin e standardeve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Te pranishem ne ceremonine e ndarjes se certifikate
dixhitale, Ambasadori i OSBE-se Robert Bosh dhe kreu i Delegacionit te Komisionit te Evropes Hubert Petit, ndonese vleresuan hapin e pare per modernizimin e gjendjes civile, nuk harruan te kujtojne se reformat e medha ende jane te parealizuara. Duke permendur ketu reformen zgjedhore, qe pervec Kodit elektoral ka edhe kartat e identitetit dhe pasaportat dixhitale. "Keto jane rezultatet e para te prekshme te modernizimit te sistemit te gjendjes civile. Me qellim arritjen e rezultateve te qendrueshme, eshte e rendesishme te kete nje angazhim te vazhdueshem ne te gjitha nivelet e procesit", keshilloi ambasadori Bosh qeverine shqiptare, qe ka marre persiper qe para zgjedhjeve parlamentare 2009 te pajise te gjithe zgjedhesit me karta identiteti dhe pasaporta dixhitale. Sipas Boch, tashme Ministria e Brendshme dhe zyrat e gjendjes civile jane te vetedijshme per sfiden madhore qe shtrohet para tyre per ruajtjen e cilesise dhe qendrueshmerise se sistemit te ri. Kritik dhe disi mosbesues foli dhe Kryetari ne detyre i Delegacionit te Komisionit Evropian Hubert Petit. Sipas tij, pas ketij hapi te bere nga Shqiperia me dixhitalizimin e gjendjes civile, duhet te sigurohet funksionimi i nje regjistri te besueshem per zgjedhesit. "Shqiperia duhet te sigurohet per funksionimin e nje regjistri te besueshem te gjendjes civile ne kohe, perpara afateve te pergatitjes se listave te zgjedhesve dhe qe te pajise me dokumente identiteti, qe jane ne perputhje me standardet nderkombetare, te gjithe zgjedhesit ne kohe te mjaftueshme perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare", nenvizoi Petit. Kreu i KE-se, vuri gishtin tek efekti kohe, pasi ekzekutivit nuk i ka mbetur me shume se nje vit kohe per te realizuar te gjithe keto procese qe do te garantonin zgjedhje te lira e te ndershme.
"Ceshtja e mbrojtjes se te dhenave merr rendesi edhe me te madhe, tashme qe Shqiperia ka filluar te perdore bazen e te dhenave te gjendjes civile. Ne perputhje me ligjin "Per mbrojtjen e te dhenave personale", miratuar ne fillim te ketij viti, qeveria duhet te caktoje pa vonese Autoritetin e Mbrojtjes se te Dhenave", deklaroi ai. Duke shfaqur shqetesimin ne lidhje me ngadalesine per krijimin e infrastruktures zgjedhore per zgjedhjet ne Shqiperi, pasi koha ne dispozicion eshte mjaft e paket dhe eshte ne limitet e saj.
Kompjuterizimi i te dhenave te gjendjes civile ne Shqiperi dhe leshimi i certifikatave te printuara u realizuan dje per te paren heren, fale nje projekti prej 2,5 milione eurosh. Projekt i realizuar me ndihme teknike per qeverine e Shqiperise per modernizimin e sistemeve te adresave dhe gjendjes civile. Projekti u financua nga BE-ja dhe me fonde shtese prej OSBE-se dhe qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Projekti u zbatua nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi. Statistics Noruay dha nje kontribut domethenes ne kompjuterizimin e te dhenave te gjendjes civile dhe krijimin e nje programi kompjuterik qe ben te mundur printimin e certifikatave.