E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana dhe Vllaznia vazhdojnë bashkëkryesimin

Tiranë - Tirana dhe Vllaznia vazhdojnë akoma bashkë kryesimin edhe pas javës së 26-të, falë fitoreve në transfertat e Vlorës dhe Elbasanit. Kryeqytetasit arritën të fitonin 2-1 në Vlorë përballë Flamurtarit vendas me dy golat e Migen Memellit, ndërsa për Falamurtarin golin e vetëm e shënoi Alvizh.

Vllaznia shkatërroi 4-1 ekipin e Elbasanit në “Ruzhdi Bizhuta”, duke e thelluar më tej krizën e këtyre të fundit. Golat për shkodranët u shënuan nga Sukaj dhe Sinani, ndërsa për vendasit arriti të shënojë golin e nderit kapiteni Ahmataj.

Në ndeshjet e tjera Dinamo fitoi derbin me Partizanin 2-1, duke ruajtur hapin e kryesueseve. Besa nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 2-2 me Lushnjen.

Shkumbini u mund në Durrës nga vendasit e Teutës me rezultatin 0-1. Derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Bylisit u mbyll në barazim të bardhë 0-0.

Tirana dhe Vllaznia vazhdojnë të qëndrojnë akoma së bashku në krye të Super Ligës me nga 51 pikë secila. Rezultatet dhe renditjen e Super Ligës shqiptare mund t’i gjeni në logon e saj në faqen kryesore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›