E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB,takohen 6 përfaqësues të supërfuqive botërore për Iranin

Një takim mes përfaqësuesve të OKB-së të 6 superfuqive botërore është zhvilluar ditën e shtunë për të vendosur për të ardhmen e Iranit. Por në këtë takim nuk është vendosur asnjë vendim për Iranin. Lajmi u bë i ditur nga delegati i Rusisë, Sergei Ryabkov.
"Në këtë takim nuk u arrit në një vendim të përbashkët."- tha delegati rus Ryabkov për gazetarët, pas mbledhjes me delegatët amerikan, britanik, gjerman, francez dhe kinez. Ky takim u zhvillua pasi qeveria iraniane injoroi të gjitha afatet e mundshme që kishte vendosur administrata amerikane për heqjen e proçesit të pasurimit të uraniumit nga ana e shtetit islamik. Të gjitha superfuqitë e përfshira në këtë ëëshjte dërguan diplomatët e tyre me përfaqësues, pra ministrat e jashtëm, ndërsa qeveria kineze dërgoi në këtë takim një diplomat të dorës së dytë i cili punon në OKB.
Pekini zyrtar ka qenë mjaft skeptik për të caktuar sanksione ndaj Iranit.
Delegati rus u shpreh se ishte shumë optimist për vazhdimin e negociatave dhe takimeve përsa i përket çështjes delikate të shtetit islamik, të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›