Kaos ne ndarjen e ushqimeve
4130 ha toke e permbytur
4160 shtepi te rrethuara nga uji
2580 shtepi te permbytura
2833 familje te evakuara
12090 banore te evakuar
Zyrtare
Situata shendetesore ne Shkoder
shte instaluar sherbimi 24-oresh ne te gjitha komunat e permbytura dhe nuk ka deri tani rritje te semundshmerise
Komuna Dajc
Qendra shendetesore e permbytur
shte bere transportimi i nje burri me dhimbje gjoksi me helikopter dhe me pas shoqerimi i tij ne spitalin e Shkodres
Komuna Ana e Malit
shte bere transporti i nje familjeje me 5 anetare te helmuar nga gazi. Ndodhen jashte rrezikut per jeten. shte transportuar edhe nje grua shtatzene.
Komuna Gur i Zi
Ambulanca e fshatit Kuc eshte e permbytur
Komuna Berdice
Qendra shendetesore Trush eshte e permbytur
Jane te pajisura me te gjitha medikamentet e emergjences
Sherbimi kryhet ne qendren shendetesore Berdice e Mesme
Komuna Velipoje
Qendra shendetesore pa probleme
shte bere transportimi i nje gruaje shtatzene 3-muajshe
Komuna Bushat
Qendra shendetesore e permbytur Mali i Jushit
Jane bere tre transferime me autoambulancen e qendres shendetesore.
Permbytjet/ Nuk ka lista dhe shperndarja e ushqimeve behet ne menyre te crregullt. Banoret ankohen se duhet te kesh mik per te marre furnizime dhe se po vuajne edhe per uje te pijshem. Ata akuzojne shtetin per neglizhence duke mos monitoruar ndihmat ushqimore
SHKODR - Operacionet per ndarjen e ndihmave ushqimore per banoret e permbytur kane vazhduar nga ajri dhe nga toka por ka kaos ne ndarjen e tyre dhe ajo nuk behet me lista dhe e rregullt.
Per kete mjaft banore shprehen se nuk kane marre asgje pasi sipas tyre paketat me ushqime dhe bidonet me uje ndahen sipas deshires se personave qe merren me kete pune ose kush te jete me i afte. Ata jane te izoluar neper banesa dhe shperndarja shpesh behet me ane te varkave por kjo nuk nenkupton se edhe ne shtepite e tyre trokitet per te dhene ushqime.
Ne keto kushte qytetaret e Shkodres qe kane prani te konsiderueshme uji prane ose ne banesa duhet te perpiqen vete per te bere furnizime te ushqimeve dhe per te mbijetuar. Banoret ankohen se ka zona ne te cilat jane cuar shume ndihma nderkohe qe ka zona te tjera qe nuk u ofrohet asgje.
Ata thone se edhe nese shkojne diku per te marre ndihma nuk u japin duke u shprehur se shteti nuk po i monitoron ndihmat ushqimore qe jep per banoret e permbytur.
Ne lagjen turistike te Shirokes banoret shprehen se askush nuk u ka ofruar asgje ndersa nje situate e tille eshte e panjohur per ta. Kam 50 vjet qe jetoj ketu dhe nuk kam pare uje kaq shume. Kemi 15 meter uje dhe na ka mbaruar gjithcka. Kemi nevoje per uje te pijshem pasi dhe puset tona i ka mbuluar uji i liqenit sepse jane nen nivel.
Nuk dime ke te qajme me pare a hallin e pasurise qe mbaroi hallin tone apo te femijeve qe nuk kane as uje per te pire- thote Naxhije Shkenza nga Shiroka.
shte neglizhenca e shtetit. Qeveria i ka lane bazenet me u mbushe plot pastaj i shkarkon njeheresh nga tre hidrocentralet. Liqeni eshte fry nga natyra Drini leshon ujin nga tre hidrocentralet Buna nuk ka ku shkon. Keta e leshojne ujin kur te duan ne qershor shtator dhjetor. Shyqyr qe kemi te gjithe varka neper shtepi shprehet Mithat Galica banor i Shirokes.
Helikopteret kane vazhduar te dergojne ndihma ne zonen e Nenshkodres por sipas informacioneve ne rruge telefonike te banoreve qe vazhdojne te jene atje keto ndihma nuk merren fare ose merren shume pak prej tyre dhe ka nje kaos ne kete drejtim.
Ne Samerisht te Vjeter pas carjes se argjinatures thuajse gjithe banoret jane evakuuar ndersa neper shtepi kane qendruar 1 ose 2 vete per te ruajtur gjene e gjalle apo pasurine qe kane.
Ylli Kolaj banor i ketij fshati shprehet se jeton ne katin e dyte e te trete te baneses se tij ku ka strehuar dhe familje te bashkefshatareve te tij qe e kane banesen njekateshe dhe iu eshte mbushur me uje.
Por deri tani askush nuk u ka ofruar ndihme. Ketu eshte e pamundur por mjafton ti cojne ne Belaj dhe atje shkojme ne me varka dhe i marrim. Uje te pijshem nuk kemi e pa ate nuk jetohet pasi per te ngrene po konsumojme rezervat qe kemi pasur.
Duke qene se komuna e Velipojes eshte e izoluar pasi pjesa tokesore e saj eshte e pakalueshme furnizimet jane bere nga deti me anije te medha pastaj me varka jane marre ushqimet. Me miellin e marre eshte bere buke me ndihmen e famullitarit te Velipojes dhe te izoluarve u eshte derguar ajo.
Ka pasur nje carje te argjinatures dhe tek Viluni por eshte nderhyre shpejt nga ushtria e cila ka bere te mundur bllokimin provizor te se cares. Fshati Rrjoll eshte teresisht i bllokuar pasi dhe ura e Vilunit e ndertuar e re nje muaj me pare eshte prishur plotesisht nga uji qe e ka marre me vete.
Varkat falas
Nga ana tjeter edhe pse nga bashkia jane vene ne dispozicion varka-taksi ne sherbim te qytetareve keta shprehen se shpesh u drejtohen privateve kundrejt pageses pasi u duhet te qendrojne me ore te tera ne pritje te radhes per te hipur ne varke.
Kur nuk ishte uji leviznim me bicikleta apo me makinat tona per te kryer pune se urbani nuk eshte i rregullt ne Shkoder. Por tani uji nuk na le te levizim as me kembe as me biciklete as me makine. Keshtu qe varka eshte e vetmja mundesi- shprehen ata.
Po keshtu ne raste ndihme mjekesore vetem me varke me leke mund te gjesh zgjidhje te shpejte. Nurie Rexha ka lindur femijen e katert ne maternitetin e Shkodres dhe tregon se me varke me leke ka mundur te dale deri tek asfalti ku pastaj e ka marre nje autoambulance qe e ka derguar ne spital.
Helikopteret kane transportuar ne Mal te Zi disa studente nga ky vend qe studionin ne Shkoder dhe per shkak te bllokimit te qarkullimit rrugor ne te gjitha pikekalimet kufitare me Malin e Zi nuk kane pasur me cfare te shkojne.
Ndonese reshjet kane pushuar gjate se dieles ne qarkun e Shkodres ulja e temperaturave dhe problemet me ujin e pranishem ne rreth 14 000 ha i cili ka njohur nje ulje te pandjeshme te nivelit te tij vazhdojne te jene te pranishme.
Pushimi i reshjeve ka ndikuar nje njerezit te levizin me shume ne drejtim te plotesimit te nevojave te tyre ndersa ne aksin Xhabije -Kala pervec varkave qe sherbejne per levizjen e qytetareve gjate se dieles jane verejtur dhe levizje te makinave te ushtrise dhe keto per transportin e banoreve.
Banoret e konvikteve 200 leke/dite ushqim
Probleme paraqesin dhe banoret qe jane strehuar neper konviktet e Shkodres. Sipas tyre sherbimi eshte i mire por ushqimi nuk eshte i pershtatshem per femijet ndersa kuota ushqimore eshte e njejte me ate te nxenesve te konvikteve 199 leke ne dite per person.
Valdete Brahimi nga Ana e Malit ka 12 vjet qe jeton ne zonen e Livadheve se bashku me familjen e saj me 7 persona teksa rrefen tmerrin e diteve te para te dhjetorit.
Nuk kemi pasur frike nga uji se ai nuk vinte me shume se deri ne oborr. Ne janar te ketij viti na hyri frika se uji u fut brenda ne banese rreth 60 cm dhe lageshtira e mureve shkoi dhe me tej. Me dhane demshperblim per mobiljet banakun lyerjen e shtepise dhe sanen e bagetise rreth 3 milione leke te vjetra.
Tani ne shtator filloi te me largohej disi lageshtia e permbytjeve te janarit dhe duke pasur friken e nje situate qe mund te perseritej filluam te ngreme katin e dyte. Por u permbytem prape dhe kati i pare eshte mbuluar plotesisht. U perpoqem te ngreme disa rroba lart por tek i dyti kam vetem dhera se sapo e kisha nise. Askush nuk na lajmeroi per ujin qe po vinte.
Largova para kater ditesh nenen e burrit qe eshte e moshuar se bashku me femijet ndersa vete bashke me burrin dhe djalin e vogel qe nuk rri pa mua qendruam dhe nje nate me shpresen se do te mund te shpetonim gje. Kam kaluar nje tmerr te vertete. Burri shkoi te ndihmonte nje fqinj une me djalin vetem ne shtepi frynte ere e uji shtohej shpejt. Erdhi dhe bashkeshorti dhe gjeti nje varke qe ia dha dikush per me i ba nder por nuk hipnim dot se ishte nate e kishim frike.
Kemi qendruar deri ne mengjes duke vezhguar sa nga dera sa nga dritarja me frike pastaj kur zbardhi dita kemi dale me varke. Kam nje lope qe e kam derguar tek kunata por nuk ka ushqim per te dhe askush nuk ofron asnje ndihme- perfundon Valdete Brahimi.
Mesohet se ne konvikt banoreve u ofrohet nje kuote ushqimore prej 199 lekesh/dite per person. Ata jane ankuar duke u shprehur se banoret e strehuar neper hotele kane nje kuote ditore nga 700-1200 leke megjithate nje situate e tille vazhdon
Detaje
Feja
Gjate dites se diel myftinia Shkoder ka ndare uje e buke per familjet e lagjeve te qytetit. Gjate meshes se te dieles qe ka rastisur dhe me festen e Shenkollit arqipeshkvi Masafra ka theksuar se duhet te solidarizohemi me te gjithe ata qe sot jane ne veshtiresi dhe ti ndihmojme te gjithe. Ai ka denuar veprimet e verejtura te rritjes se cmimeve te artikujve jetike apo sherbimit te varkave me pagese.
Jeta vijon
Nderkohe qe njera pjese permbytet jeta ne pjesen tjeter te qytetit te Shkodres vazhdon normalisht. Dje kishte nje dasme ne qender prane rektoratit. Ka dyqane dhe lokale qe kane bere zbukurimet per Vitin e Ri nderkohe qe te shtunen ne mbremje ne lokalet prane universitetit u organizuan festa. Gjithashtu gjate gjithe ketyre diteve ne pjesen e thate lokalet kane qene plot me njerez
Vjedhjet
Drejtoria e Policise se Shkodres mohon shtimin e vjedhjeve duke u shprehur se nuk ka denoncime por as raste te konstatuara prej tyre. Nderkohe nga ana tjeter banoret dhe bizneset ankohen se ne zonat e permbytura ku shume prej banesave kane shtepi uji kane ndodhur vjedhje te medha duke perfituar edhe nga pamundesia e vete pronareve per ti ruajtur objektet
Te dhenat e fundit
14 100 ha toke e permbytur
12 100 banore te evakuar
Librazhd evakuohen 4 familje nga rreshqitjet e dherave
Bllokohet aksi nacional Elbasan-Gramsh
Banoret e 4 shtepive qe rrezikojne shembjen nga renia masive e dherave nga shpati i kodres ne fshatin Karkavec te komunes Qukes ne rrethin e Librazhdit po evakuohen.
Mesohet se kater familje ne aksin rrugor Librazhd - Stebleve ne fshatin Karkavec rrezikojne te mbulohen nga masivi i dherave qe bien nga kodrinat ndaj Shtabi i Emergjencave me ndihmen e banoreve kane nisur evakuimin e njerezve dhe plackave duke i sistemuar tek te afermit. Aksi rrugor Stebleve - Karkavec eshte i bllokuar si pasoje e dherave ndersa punetoret e rrugeve rurale vazhdojne punen per zhbllokimin e tij.
Ne muajin janar ne fshatin Karkavec rrezikuan shembjen 10 banesa nga rreshqitjet masive te dherave. Nderkohe prurjet e shumta te lumit Devoll kane bere te pakalueshem segmentin Cerrik-Gramsh. Nga informacionet prej drejtorise se emergjencave mesohet se eshte permbytur Ura e Banjes duke e bere te pakalueshem segmentin rrugor.
Lartesia e ujit mbi ure eshte rritur akoma me shume duke perfshire edhe disa pjese te ketij segmenti te cilat tashme jane nen uje. Ky aks vazhdon te jete i permbytur eshte i bllokuar qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drize-Kacivel-Llixhe.
Nderkohe Bordi i Kullimit ka arritur te riparoje perkohesisht argjinaturen e Shkumbinit ne afersi te fshatit Muriqan te rrethit te Elbasanit. Sipas drejtorit te Bordit te Kullimit Kushtrim Aliaj situata eshte nen kontroll dhe po pergatiten preventivat per nje nderhyrje perfundimtare ne argjinatura me permiresimin e kushteve atmosferike.
Rreshqitjet e dheut vdes ne aksident 25-vjecari
MAT - Nje 25-vjecar humbi jeten pas nje aksidenti te rende te ndodhur ne aksin rrugor Burrel-Klos te rrethit Mat ndersa 3 vete jane plagosur por pa rrezik per jeten. Aksidenti ndodhi ne segmentin e rruges Burrel-Klos ne vendin e quajtur Shkembi i Budit.
Burimet policore bene te ditur rreshqitjen e nje makine tip fuoristrade me targa angleze e cila ka shkaktuar vdekjen e 25-vjecarit Ervin Losha banues ne qytetin e Klosit dhe plagosjen e tre personave te tjere. Policia dhe grupi hetimor ende nuk kane dhene nje piste te fundme qe saktesojne shkaqet e ketij aksidenti tragjik ndersa mesohet se vendi ku ndodhi aksidenti ka pasur rreshqitje dhe ngushtim te rruges.
Permbytja 66 banesa nen uje orovoda serish pa uje
BERAT- Prefektura e Beratit ka mbledhur ne nje takim urgjent perfaqesuesit e emergjencave civile ku eshte analizuar gjithe situata e krijuar ne kete qark. Ne takimin e zhvilluar ka marre pjese zv.ministri i Brendshem Ferdinant Pone si dhe drejtues te bashkive dhe komunave te prekur nga permbytja e dites se shtune.
Nga verifikimet e bera deri tani rezulton se problematike vazhdon te mbetet situata ne Bashkine e orovodes ku 8 000 banore nuk kane uje te pijshem ne banesat e tyre. Si rezultat i vershimit te perroit te Guakut ne kete qytet eshte demtuar dhe ka dale jashte funksionit ujesjellesi dhe dje eshte urdheruar qe te nise furnizimi i banoreve me uje te pijshem nepermjet boteve.
Plot 66 banesa rezultojne te permbytura ne te gjithe qarkun nderkohe qe banoret u evakuuan gjate nates se shtune dhe ndodhen pjeserisht tek te afermit e tyre dhe pjeserisht ne konviktet e shkollave. Keshtu ne lagjen Gorice si pasoje e bllokimit te kanalizimeve uji eshte futur ne 11 banesa dhe dy familje jane strehuar prane konviktit te shkolles pedagogjike.
Ne Bashkine e Ures Vajgurore u be evakuimi i 13 familjeve me 55 persona operacion ky qe ka zgjatur deri ne oret e para te mengjesit te se dieles. Ne komunen Perondi te rrethit te Beratit u evakuuan dy familje me 7 persona dhe 170 krere bageti ne fshatin Arez u evakuuan 20 familje ne komunen Kozare te rrethit te Kucoves u evakuan 20 familje.
Problematike eshte paraqitur situata dhe ne rruget nacionale Poshnje-Ura e Kucit Frasher- Cerrit rruge per te cilat eshte kerkuar nderhyrja e Ndermarrjes se Bordit te Kullimit per hapjen e tyre.
Si rezultat i vershimit te lumit Osum dhe perrenjvem qindra hektare toke mbjelle me perime te stines jane tashme nen uje. Gjate paradites se dites se diel eshte nderhyre me mjete per larjen e rrugeve te qytetit nderkohe qe vazhdon procesi i thithjes se ujit nga banesat e permbytura ne lagjen Gorice ndersa drejt bashkise orovode eshte derguar nje mjet me nje sasi prej 8.5 t uje per furnizimin e qytetareve me uje te pijshem.
Kapercen rreziku i permbytjeve ne Lezhe
Per 4 dite radhazi banoret e Lezhes vecanerisht ata te Balldrenit dhe Torovices kane jetuar me panikun e rrezikut te shembjes se argjinatures ndarese te zones se Lezhes me Shkodren. Qe ne oret e para te se dieles duket sikur tashme eshte kapercyer ky rrezik. Sipas specialisteve niveli i ujit eshte ulur ndjeshem per shkak te permiresimit te kushteve atmosferike si edhe te reduktimit te shkarkimeve nga HEC-i i Vaut te Dejes.
Permiresimi i kushteve atmosferike ka favorizuar punen e nisur prej disa ditesh per perforcimin e argjinatures e cila eshte rritur mbi nje meter duke evituar permbytjen e zones se Lezhes. Sipas prefektit Dajci puna do te vijoje me intensitet me te larte per forcimin e argjinatures ne te cilen deri me tani jane hedhur mijera meter kub inerte.