Kaos politik ne Ceki
Nga radio Dojce Vele
Emisione speciale pa pushim - serish Cekia po ben kokedallupshe: Ne mes te fushates elektorale partive u duhet te shkelin frenat. Zgjedhjet e reja te planifikuara per ne tetor ndoshta nuk do te zhvillohen, meqenese Gjykata Kushtetuese i ka ndaluar ato, deri ne nje vendim te dyte. Ish-kryeministri, Mirek Topolanek, kandidat kryesor i demokrateve konservatore e quan kete vendim absurd: "Asnje qytetar nuk mund ta marre me mend kete - as politikanet. Ishte vete parlamenti qe vendosi te shperbehet dhe caktoi zgjedhje te reja. Pas rrezimit te qeverise ne mars ne jemi zhytur ne nje krize te thelle politike - kurse tani po futemi edhe ne nje krize kushtetuese."
Zhvillimin e zgjedhjeve te reja e kundershtoi ne gjyq nje deputet - ai tani arriti edhe nje fitore te perkohshme. Vertet qe gjykatesit me te larte ende nuk e kane dhene vendimin perfundimtar. Por vendimi i tyre ben te qarte se ata i mbeshtesin rezervat e paditesit.
Zera per ndryshimin e kushtetutes
Jiri Parubek, shefi i socialdemokrateve tani ngul kembe qe te ushtrohet presion tek gjykatesit: "Ne po i verifikojme te gjitha mundesite, per t'i zhvilluar megjithate zgjedhjet ne afatin e planifikuar ne tetor. Nje zgjidhje mund te ishte ndryshimi i kushtetutes, sic po e diskutojme prej shume muajsh ne parlament."
Nje deputet i parlamentit madje propozoi qe vendimi i gjykatesve thjesht te injorohet. Por juristet duken nderkohe te paimpresionuar nga kritika te tilla. Zedhenesi i gjykates, Vlastimil Gettinger: "Ne kemi vendosur njezeri, se na nevojitet me shume kohe per te zhvilluar konsultime. Nje date e re per zgjedhjet do te miratohet vetem atehere, kur te jete marre nje vendim perfundimtar nga Gjykata Kushtetuese."
Sipas rregullit, ceket duhet ta zgjidhnin pas nje viti parlamentin e ri. Por qeveria e qendres se djathte e Mirek Topolanekut u rrezua ne mars, me ane te nje vote mosbesimi. Pas kesaj, partite rane dakord per nje qeveri kalimtare dhe per zgjedhje te reja. Tani e gjitha varet nga gjykatesit kushtetues ceke. Si edhe e ardhmja e Marreveshjes se Lisbones.
Para tre ditesh, nje grup senatoresh konservatore paraqiten nje aktpadi kunder ligjit cek qe shoqeron reformen e BE. Ne nje hap te dyte ata kerkojne qe Marreveshja e Lisbones te verifikohet ne teresi nga Gjykata Kushtetuese. E gjitha kjo mund te kerkoje muaj qe te perfundoje. Komentatoret ceke, flasin per rrethana anarkike.