Pse jo "Bechteli"
Nga Ibrahim Rexhepi*
Nuk eshte fort e ndershme qe ne procedurat fillestare te nje tenderi paraprakisht te kete anime. Mirepo, kur eshte fjala per autostraden Vermice-Prishtine-Merdare, atehere eshte shume e rendesishme te analizohet kush ka shprehur interesim dhe kush i ka kaluar procedurat e parakualifikimit. Ndoshta edhe duke shkelur mbi disa parime te paanesise, mund te thuhet se eshte fat qe per kete pune qenka interesuar edhe kompania "Bechtel". Emri i saj nuk do te kishte asnje domethenie, pa marre parasysh se vjen nga SHBA'ja dhe me nje reference mjaft te forte, po te mos ishte angazhuar ne projektin historik te Shqiperise, autostraden Durres-Kukes-Morine. Madje, ne segmentin me te veshtire, ate Rreshen-Kalimash, me nje tunel prej 5.6 kilometrash ne nje drejtim dhe perplot ura edhe deri ne 90 metra lartesi. Kosovaret te cilet pas 28 qershorit kane udhetuar ne Shqiperi kah Kukesi, kane mundur te verejne se sa e madhe dhe e fuqishme eshte kjo kompani, e cila ketu punoi se bashku me partnerin turk "Enka". Deri vjet ishte e paimagjinueshme qe udhetimi drejt Tiranes, apo Durresit, mund te behej lehte dhe me komoditet. Udhetaret kureshtare kane mundur t'i verejne disa ndryshime, t'i quajme edhe gjeografike, qe kane ndodhur ne Kolsh dhe ne Thirre. Aty jane ende dy miniqytete. Dy kampe me tere logjistiken e nevojshme per ekzekutimin e puneve kapitale. Pamje qe kurre me pare nuk jane verejtur ne Kosove, apo ne Shqiperi. Sa per krahasim, ne te gjitha punet e zhvilluara ne infrastrukturen rrugore ne te dyja anet e kufirit, kryesisht verehen disa kamione dhe ekskavatore dhe pak punetore me ndonje lopate ne dore. Nderkaq, "Bechtel" ka punuar ndryshe. I tere stafi, makineria, minifabrikat per beton dhe asfalt, kane qene brenda kompleksit. Kjo menyre e organizimit eshte deshmuar mjaft efikase. Eshte kulture e punes. "Bechtel" pas vetes ka edhe nje reference shume konkurruese me punet qe ka bere gati ne te gjitha kontinentet. Eshte e specializuar per rruge dhe per vepra arti ne ndertimtari.
Ministri Fatmir Limaj e ka thene publikisht se prej dites kur filloje punet ne ndertimin e autostrades, ajo do te jepet ne perdorim per 28 muaj. Kjo duket e paimagjinueshme kur merren parasysh pervojat e deritashme ne arnimin e rrugeve. Per nje pune te vogel jane dashur edhe me vite. Kaq kohe kane marre rishtresimet e ceketa. Ta perkujtojme rreshqitjen e dheut ne Gryken e Kacanikut, kur Kosova mbeti e izoluar per kater muaj. Jo pse aty kishte shume pune, por sepse reagimi ishte i ngathet. Asokohe vonesat dhe shtrenjtimi u arsyetuan me terrenin e veshtire dhe me kompleksitetin e punimeve. Nuk u permenden lidhjet e punekryesit me qarqet qeveritare. Po ashtu, riparimi i rrugeve ne Kosove ka qene i cilesise tejet te dobet. Ka mbetur pershtypja se vemendja me shume ka qene e fokusuar kah shpenzimi i parave, sesa ne respektimin e termineve dhe nivelit te cilesise. Ketu fajin e ka edhe punedhenesi, cili nuk ka qene me rigoroz. Nga kjo pervoje, punedhenesi per autostraden mund te nxjerre nje leksion te mire. Nga lista e konkurrenteve duhet te hiqen te gjitha kompanite qe kane deshtuar ne punet te cilat kane qene me mija here me te lehta se ndertimi i nje autostrade. Madje, te nenvizohen me te kuqe edhe emrat e individeve qe ne ndonje forme kane qene pjesemarres ne keto deshtime. Ministria e Transportit dhe kompania kontraktuese duhet te jene te meshirshem ndaj disa kompanive vendore qe kane deshmuar perkushtim, per aq sa kane lejuar rrethanat. Ato mund te jene nenkontraktues. Kjo iu duhet per te marre pervoje dhe per t'u aftesuar ne mirembajtjen e autostrades.
Eshte lajm i rendesise se vecante perpilimi i listes se ngushte te kompanive potenciale per ta kontraktuar kete pune. Se paku, behet e qarte se po nise nje pune per te cilen eshte folur me dekada. Se nuk po behen promovime individuale e fushate parazgjedhore, por po fillon gjysma tjeter e projektit me rendesi kombetare. Mirepo, Ministria e Transportit ende nuk i ka kryer te gjitha punet. Nuk ka dhene pergjigje te qarte per dilemat qe e percjellin kete projekt.
E para, a duhet te kaloje autostrada kah rruga ekzistuese? Pa dyshim qe njerezit e Ministria kane me shume informata, mirepo ajo qe eshte bere publike nxjerr disa dyshime. Pikerisht, eshte fjala per segmentin me problematik, ate neper Qafen e Dules dhe Gryken e Carraleves. Varianti i zgjedhur do te kete ndikim esencial ne koston e projektit. Do te kete shume vepra te artit, perkatesisht ura dhe tunele. Po qe se percillet segmenti ekzistues keto vepra jane te paevitueshme, posacerisht tunelet. Por, aty mund te komplikohet puna, jo per nje kompani si "Bechteli", por per punedhenesin. Tunelet marrin kohe dhe kerkojne para. Njekohesisht, ne kete segment gryka e malit vende-vende eshte shume e ngushte per autostrade. Ajo duhet te kaloje neper dy fshatra mjaft te populluar - Carraleve dhe Belince, ku jane bere ndertime buze asfaltit. Ketu shpronesimi kerkon shume para. Prandaj, zgjidhje me e mire eshte qafa e malit, se sa gryka e tij. Nderkaq, pjesa tjeter e autostrades, ajo nga Shtimja deri ne Prishtine, duhet te kthehet kah rruga ekzistuese. Natyrisht, me disa korrigjime qe duhet te jene ne pajtim me planin hapesinor te Kosoves dhe me planet e komunave.
Ceshtje tjeter jane parate. Shume shifra, si ajo per 630 milione euro, jane dhene ne menyre aproksimative. Eshte veshtire te caktohet kostoja perderisa nuk dihet tere projekti dhe tereni kah duhet te kaloje rruga. Posacerisht, nese punohet ne stilin "projekto-ekzekuto". Kjo menyre e punes nuk do ta jape cmimin derisa nuk perfundon i tere projekti. Kjo tani po verehet ne Shqiperi, ku tre vjet pasi qe kane filluar punet nuk dihet sakte sa para do te investohen, ndonese deri me tani jane shpenzuar mbi nje miliarde euro. Kjo menyre e punes nuk do ta beje te qarte sa para duhet te jep buxheti dhe sa duhet huazuar. Nuk eshte lehte te sigurohen as burimet e financimit, pasi ne kete faze Kosova nuk mund te hyje ne kredi te medha. Ajo, fillimisht, duhet ta ndertoje "rejtingun" perballe institucioneve financiare, e pastaj te llogarise per shumat.
Perfundimisht, punedhenesi duhet ta kete parasysh edhe mbikeqyrjen. Ajo nuk mund te lihet ne duart e honorarxhinjeve, apo paushallisteve, por mund t'i besohet vetem nje kompanie profesionale dhe me reference. Pa marre parasysh cmimin qe kerkon, meqenese ketu eshte filtri i cili nuk duhet te lejoje qe puna te behet shkel e shko. * "Express"