Zgjedhje te parakohshme ne Greqi
Nga Spiros Moskovou*
Si Demokracia e Re dhe PASOK-u jane dy ane te se njejtes medalje, te nje sistemi dypartiak te vjeteruar dhe me prirje korruptive dhe mbajne pergjegjesi te madhe per pakenaqesine sociale ne shoqerine greke. Nje te "ardhme me te mire" pati premtuar kryeministri konservator grek, Kostas Karamanlis, per rizgjedhjen e tij ne shtator 2007. Dhe zgjedhesit i dhuruan atij besimin edhe nje here tjeter pas 2004-es, megjithe zjarret e pyjeve, qe bene shkrumb e hi pjese te tera te Peloponezit dhe deshmuan ne menyre tragjike paaftesine e aparatit shteteror per te luftuar nje katastrofe natyrore. Jo me shume se dy vjet me vone dhe ne rrugen drejt nje te ardhmeje te vagullt, por gjoja me te mire, qeverise Karamanlis i shteroi energjia.
Ne nje fjalim televiziv drejtuar kombit kryeministri grek shpalli ne mbremjen e se merkures zgjedhjet e parakohshme, te cilat sipas kushtetutes duhen mbajtur me se voni kater jave pas shperberjes se parlamentit. Kurse dje, Karamanlis lajmeroi 5 tetorin si date te mundshme te zgjedhjeve. Kryeministri ne detyre, e argumentoi kete hap jo fare te papritur, me pasojat e krizes ekonomike nderkombetare, te cilat kerkuakan nje peisazh te qarte politik dhe nje mandat te ri.
Gjithsesi ne mars te 2010-es qeveria do te kishte rene dhe do te ishte detyruar te zhvillonte zgjedhje te parakohshme, meqenese Karolios Papuliasit nuk i mjafton shumica ne parlament per te siguruar serish postin e presidentit dhe te ministrit te Jashtem. Ishte pikerisht partia e opozitare socialiste PASOK-u nen Jorgos Papandreun, qe donte t'ia hiqte mbeshtetjen Papuliasit me popullaritet, per ta rrezuar qeverine. Nisur nga kjo veshtiresi ai theksoi dje se per shkak te situates se tensionuar dhe te masave te domosdoshme kunder recesionit vendi nuk eshte ne gjendje te perballoje nje fushate gjashtemujore elektorale. Ai tha se e di qe ne baze te anketimeve te fundit PASOK-u ndodhet ne avantazh prej pese deri gjashte per qind para partise konservatore Nea Dhimokratia (Demokracia e Re) dhe ai ka vendosur te ndermarre dicka.
Situata e tensionuar ekonomike dhe financiare ne Greqi eshte e padiskutueshme. Dege te rendesishme te ekonomise, si turizmi dhe lundrimi, jane prekur fort nga kriza nderkombetare. Deficiti shteteror do te perbeje ne fund te vitit afro 6% te prodhimit social bruto dhe Komisioni i BE-se nuk eshte me i gatshem t'i jape Athines vazhdimisht afate te reja per programet e stabilizimit, te cilat ne fund nuk sjellin rezultat. Prandaj kryeministri Karamanlis ka vendosur ne fjalimin e tij prioritetet per nje te ardhme te re me te mire": Pakesimi i deficiteve shteterore, luftimi i mashtrimeve fiskale dhe reformat strukturore. Pyetjes, se perse qeveria e tij nuk i ka ndjekur me vendosmeri dhe efikasitet keto prioritete qe prej vitit 2004, ai nuk iu pergjigj.
Qe sot, ose me mire te themi, qe te merkuren ne mbremje, Greqia ka hyre ne nje fushate te shkurter dhe te zhurmshme elektorale. Qe ne fjalen e tij Karamanlis e akuzoi PASOK-un per populizem dhe pak me vone ne prononcimin e tij te pare per partine Nea Dhimokratia (ND) edhe Papandreun per klientelizem. Dy partite e medha do te lajne edhe nje here llogarite e vjetra, do t'i tregojne shoqerise sikur ata perfaqesojne pikepamje diametralisht te kunderta. Por eshte me se e qarte, qe ND dhe PASOK-u jane dy ane te se njejtes medalje, te nje sistemi dypartiak te vjeteruar dhe me prirje korruptive. Te dy kane humbur deri tani shansin per rinovimin dhe modernizimin permbajtesor dhe mbajne pergjegjesi te madhe per pakenaqesine sociale ne shoqerine greke. Per shkak te mungeses se alternative te tjera per te ardhmen kjo pakenaqesi nuk shprehet me vetem ne kutine e votimit, por edhe ne rruge, si ne dhjetorin e kaluar gjate trazirave ne Athine. * DW