E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaos-rrepereve te rinj: Mos e shisni shpirtin per fame dhe para

Kaos-at jane nje grup rrepi shume i njohur ne muziken tone. Ata se fundmi kane dale me nje album te ri, ne te cilin kane paraqitur cdo emocion me te cilin perballen si dy qytetare qe jetojne ne Kosove. Mesazhi i tyre per publikun dhe rreperat e rinj eshte qe rrepi nuk eshte dhune dhe agresion. “Mos u merrni shume me disa! Mos mendoni qe reperat duhet te shahen me njeri-tjetrin per t’u bere te famshem. Jane raste qe ndodhin, por hip-hopi nuk eshte dhune. Shijojeni muziken qe krijojme, sepse krijohet per ju”, kane thene Kaos gjate nje interviste per nje media kosovare. Ata gjithashtu kane shprehur edhe deshirat dhe porosite e tyre: “Kishim pas deshire qe gjithe rreperat e ri qe kane filluar te merren me hip hop qe te mos te harrojne asnjehere nga ku kane filluar, pra ku i kane rrenjet dhe te mos humbin shpirtin e artit, ose kreativitetin vetem e vetem per te arritur famen. Edhe nje porosi tjeter, sepse shume rrepera mendojne qe nese njihesh me nje rreper te famshem ben fame menjehere. Kjo nuk eshte e vertete, nese je i mire do te dallohesh nga te tjeret. Njerezit jane te lindur per kete pune”, kane perfunduar ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›