E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje ambient i ri per Biblioteken e Albanologjise

Mbi 120 mije tituj ruhen ne keto ambiente krijuar rreth 35 vite me pare, kjo eshte biblioteka me e rendesishme pas Bibliotekes Kombetare. Pergjegjesi, Nuri Gragoi e cileson kete fond mjaft specifik dhe te rendesishem per studiuesit Nje vend te rendesishem ne morine e titujve zene librat antikuar shkruar nga autoret e hershem te letrave shqipe si Barleti, Budi dhe Bogdani. Dragoi sheh si emergjente, dixhitalizimin e ketyre veprave unikale. Krahas fondit te albanologjise dhe historise nga autoret shqiptare, mjaft te pasur jane edhe titujt nga autore te huaj, vepra me e hershme i perket vitit 1597 dedikuar Ali Pashe Tepelenes, autori eshte anonim. Deri ne fund te ketij vit kjo pasuri librash do te kete nje ambient bashkekohor per ruajtjen dhe ekspozimin e tyre. Biblioteka e re do te zhvendoset ne godinen e Institutit te Albanologjise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›