Qazim Kertusha, skulpture per ngjarjet e ’97-es
Skulptori i njohur Qazim Kertusha eshte duke punuar per nje veper te re. Ende ne bocet, skulptura simbolizon ngjarjet e dhunshme te vitit 97, ndersa autori ka disa ide per te perjetesuar ne vepra arti edhe eksodin masiv te shqiptareve ne vitin 1991, apo figura te rendesishme te historise se Shqiperise. Artisti 60-vjecar, Qazim Kertusha, e ka nisur karrieren e vet 30 vjet me pare. Ai eshte njeri nder skulptoret me aktive ne jeten artistike te Shqiperise. Mes shume veprave te tjera, ai eshte autor dhe bashkautor i shtatores se Aleksander Moisiut ne Viene te Austrise, i shtatores se Haxhi Zekes ne Peje, i shtatores se deshmorit te UCK-se Indrit Cara, dhe shtatores se ish-Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Fushe Kruje dhe i bustit te dom Nikolle Kacorrit, zv.kryeministrit te qeverise se pavaresise. Ne studion e tij, presin te marrin jete edhe shume vepra te reja per heronj dhe simbolika te ndryshme te jetes shqiptare.