Kosova ne nje shfaqje zvicerane: paragjykimet dhe te vertetat
Nje regjisore dhe nje aktore, njera nga Gjermania, Antje Shop dhe tjetra nga Zvicra, Beatrice Fleischlin prej nje viti kane nisur punen per nje projekt, i cili duket se ka rezultuar mjaft i suksesshem. Kosova: kush eshte ajo, sa ngjan me klishete qe kane zviceranet a gjermanet per te, si jetohet atje dhe a ka ne pergjithesi ndonje shans mbijetese kjo krijese e re shteterore? Shumicen e paragjykimeve dhe friken qe ekziston ne perendim per Kosoven ata i hoqen me te shkelur token e Kosoves per here te pare. Kjo ndodhi ne qershorin e ketij viti, kur Antje dhe Beatrice, me nje doze guximi aventurier, filluan te “eksplorojne” shtetin e ri, te mbeshtjelle ne kokat e tyre me mjegullen e paragjykimeve dhe te ekzotikes. Ato vertet pane shtepi te paperfunduara dhe parregullsi e kaos ne rruge, por ndryshe nga stereotipat qe kishin, nuk pane gra te mbuluara me ferexhe, por te rinj (shume te rinj e te reja) te veshur sipas modes, fundja si kudo ne perendim. Madje sipas alb.info ka pasur raste qe ato si femer jane ndjere inferiore ndaj vajzave te Prishtines, e kjo sa i takon ndjekjes se modes. Dhe pas “skanimit” qe i kane bere gjendjes ne shtetin me te ri te Evropes, me koken e mbushur kontradikta e paradokse ato i jane futur punes per realizimin e shfaqjes “Love. State. Kosovo”. Ashtu sic paraqitet vete jeta ne Kosove, kaotike, ne gjendje te nje improvizimi dhe perkohesie te perhershme, shfaqja eshte dhene premiere te enjten e kaluar ne kuader te festivalit “Zürcher Theaterspektakel”. Ajo eshte prezantuar qellimisht jo sa duhet e “lemuar”, ka pasur improvizime dhe duket se ka mbetur pa i dhene “lustren” e fundit ne te gjitha aspektet, si per te reflektuar me ne plotesi aktualitetin kosovar. Ne kerkim te pasqyrimit te realitetit te sotem te Kosoves, dy artistet nga Bazeli kane angazhuar edhe dy artiste te rinj shqiptare nga Kosova. Labinot Rexhepi eshte balerin dhe koreograf, ndersa Astrit Ismaili, aktor. Prania e dy perspektivave ne shfaqje: perspektives zvicerane dhe asaj kosovare eshte nje perpjekje per te ndertuar nje pamje sa me te plote dhe jo subjektive te Kosoves. Kur Beatrice dhe Antje shperfaqin klishete perendimore per Kosoven, Astriti dhe Labinoti i ironizojne ato per naivitetin e tyre, per perceptimin e Kosoves si dicka ekzotike. Por ata shperthejne edhe me ndjenjen e deshperimit per gjendjen ku eshte sot Kosova. Jane mbreselenese ne kete kuptim skenat ku te kater aktoret interpretojne me flamujt e Kosoves, te Shqiperise, te SHBA-se, te BE-se, te Zvicres., e me pas monologet ku dy aktoret shqiptare shfryjne kunder politikes vendase e nderkombetare, kunder imponimit te flamurit me gjashte yje nga keta te fundit. Artistet zvicerane kane prekur edhe temen e patriarkalizmit dhe maskilitetit shqiptar, tipik per meshkujt ballkanike. Kosova, sipas tekstit te shfaqjes, e fillon historine nga e para, pra nga zeroja, keshtu edhe njeri nga aktoret, Astrit Ismaili, per te qene brenda kesaj logjike, vendos t`ia “filloje nga zeroja”, clirohet nga te gjitha rrobat qe mban ne trup. Prandaj ai, ne nje pjese te shfaqjes luan rolin e tij plotesisht lakuriq, duke deshmuar jo per te pare here natyren e tij jo konvencionale. Shfaqja nuk eshte ndertuar mbi nje fabul dhe nuk ka nje rrjedhe te rregullt deri ne epilog. Ajo me shume perbehet nga fragmente dhe inserte, pasazhe, dialoge me teza e kunderteza, te prezantuara me tekst, muzike e vallezim. Ketu hyjne edhe kenge e valle te popullarizuara shqiptare (Vallja e pavaresise), qe me shume vihen ne skene ne funksion te ironizimit dhe permbysjes se skemave. Ne shfaqje fliten disa gjuhe: anglisht shqip, gjermanisht dhe scheeizerdeutsch. Ajo eshte realizuar si nje bashkeprodhim i: culturescapes festival, theater spektakel zürich, kaserne basel, spielart festival münchen, qendra multimedia prishtina. Ndersa eshte mbeshtetur me financa nga nje numer fondacionesh kulturore zvicerane. Salla ka qene e mbushur plot me publik ne te tri shfaqjet e dhena ne Zyrih. Pasi eshte shfaqur tre here per publikun ne festivalin e Zyrihut, shfaqja “Love. State. Kosovo” do te jepet edhe gjate tetorit po ne Zvicer, pastaj ne Munih te Gjermanise dhe po ashtu edhe ne skena te ndryshme te disa qyteteve te Kosoves.