‘Stupcat’: Ne jemi luftetaret me te denje kunder dukurive negative
Grupi humoristik ‘Stupcat’ jane nder humoristet me te famshem dhe te duartrokitur te Kosoves. Jane te dashur per te gjithe dhe jo vetem pse humori eshte “ushqimi” per te cilin kemi nevoje, por sepse ata jane aq origjinale dhe dine cfare te ofrojne ne menyren me te mire te mundshme. Ndonese kane specifika te veta, funksionojne si nje. Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu jane treshja qe ka ndertuar identitetin dhe stilin e vet. “Stupcat” nuk jane krijuar per te thurur elozhe, por per te thumbuar dukurite e keqija qe ndodhin. Prandaj, thumbat e tyre behen teme e diskutimit, e madje edhe pasqyrimit te jetes se perditshme ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, te cilet ndiqen nepermjet platformave te ndryshme televizive. Por a ka fuqi humori dhe satira e tyre qe t’i levize gjerat nga vendi, pra te kete ndikim per fenomene te ndryshme, apo edhe ta sillen “si eshte vendi behet edhe kuvendi”? Lidhur me kete pyetje qe gazetari i telegrafit.info i ka bere ata jane pergjigjur: Patjeter, satira eshte pjese e pandashme e kesaj shoqerie dhe e ka efektin e vet, ndersa “Stupcat” kurre nuk sillen sic eshte vendi edhe kuvendi, sepse “Stupcat” nuk i takojne askujt, perpos popullit. Ne jemi vetem te popullit’. Me tej ata kane shtuar se, ‘realiteti ne Kosove na ben te guximshem dhe mund te themi qe ne jemi luftetaret me te denje kunder dukurive negative.