Kaos te Rruga e Elbasanit, protestues të maskuar sulmojnë banka, biznese private dhe institucione

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Të rinjtë protestues vijojnë edhe sot në ditën e tretë të protestës po kryejnë akte dhune dhe sulmojnë biznese private.
Në rrugën e Elbasanit, dhjetëra të rinj të maskuar i vunë flakën frigoriferit të një kioske, sulmuan me mjete të forta disa banka të nivelit të dytë, bizneset private si dhe bastisën zyrën e Postës Shqiptare.
Pas dëmtimit të bizneseve private, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Disa protestues hodhën fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë. Policia u kundërpërgjigj duke hedhur ujë.
Më pas të rinjtë u rikthyen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u drejtuar më pas drejt kryeministrisë.
Gjatë gjithë ditës së sotme, protesta e të rinjve është shoqëruar me akte dhune dhe vandalizëm ndaj bizneseve private dhe institucioneve shtetërore në pika të ndryshme të Tiranës.
1 nga 53/m.q/r.e/