Te diskriminuarit tani avokati falas nga Komisioneri
Komisioneri per mbrojtjen nga diskriminimi eshte nje strukture e re qe ngrihet pas miratimit te ligjit kunder diskriminimit ku konsiston puna e kesaj strukture
Ne shkurt te vitit 2010 u miratua ligji Per Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili ka per qellim tu siguroje subjekteve te drejten per barazi para ligjit dhe mbrojtje te barabarte prej tij barazi te mundesive per te gezuar dhe ushtruar te drejtat dhe mbrojtje efektive nga cdo sjellje diskriminuese apo qe e nxit ate. Per te realizuar kete qellim ligji ka parashikuar edhe krijimin e nje strukture te vecante Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi si nje institucion i pavarur qe siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi. Komisioneri eshte zgjedhur ne maj te vitit 2010 nga Kuvendi i RSH-se me vendim te te cilit eshte miratuar dhe struktura e tij. Konsideroj nje perparesi te ketij ligji faktin qe parashikon mbrojtjen nga sjelljet diskriminuese jo vetem te administrates publike por edhe te subjekteve private si dhe faktin qe Komisioneri nuk mbetet vetem ne mundesine e dhenies se rekomandimeve
por edhe te sanksioneve te parashikuara nga ky ligj.
Cilat do te jene kompetencat e kesaj strukture
Nese ndalemi ne kompetencat e ketij institucioni une do ti ndaja ne dy grupe. Se pari Komisioneri duhet te nxise parimin e barazise dhe mosdiskriminimit dhe per te realizuar kete eshte pajisur me nje sere kompetencash qe i krijojne mundesine te beje monitorime sondazhe me synim informimin dhe ndergjegjesimin e publikut per mundesite qe ofron ky ligj. Ne perfundim Komisioneri publikon raporte dhe ben rekomandime per autoritetet kompetente sidomos ne lidhje me miratimin e legjislacionit te ri ose amendimit te atij ekzistues. Se dyti Komisioneri shqyrton ceshtjet e vecanta qe i vijne nepermjet ankimeve te subjekteve qe pretendojne se jane diskriminuar.
fare lehtesirash do te kene tashme kategorite qe shihen si grupe risku per diskriminim dhe kujt do ti jepet prioritet
Kategorite qe sigurojne mbrojtje nga sjelljet diskriminuese nga ky ligj jane shume te gjera. Duhet thene se lista e parashikuar nuk eshte shteruese domethene lejon qe me ndryshimet shoqerore qe ndodhin mund te dalin grupe te reja qe kane nevoje per mbrojtje nga sjelljet diskriminuese dhe mund ta sigurojne ate pavaresisht se mund te mos jete permendur shprehimisht ne kete ligj. Megjithese institucioni ka pak kohe qe eshte krijuar dhe eshte ne fazen e ngritjes se kapaciteteve te nevojshme per te ushtruar funksionet e tij si dhe te percaktimit te nje sere veprimtarish qe do te na jepnin mundesine e krijimit te nje tabloje me te qarte mbi grupet me te riskuara ndaj sjelljeve diskriminuese mund te themi se ka disa grupe te cilat jane lehtesisht te identifikueshme si te tilla. Keshtu qe duke trajtuar me kujdesin maksimal cdo ceshtje qe vjen para tij Komisioneri do te kete si prioritet ceshtjet qe vijne nga komuniteti rom ato gjinore komunitetin me orientim te ndryshem seksual personat me aftesi te kufizuara etj.
Si mund te ankohet prane Komisionerit nje qytetar qe eshte diskriminuar ne nje menyre te caktuar A do ti duhet te paguaje per sherbimin e ofruar nga ju
Deshiroj te theksoj se ligji me synimin per te lehtesuar poziten e personit qe pretendon sjelljen diskriminuese ndaj tij ka legjitimuar si subjekt qe mund te paraqese ankese prane Komisionerit jo vetem nje person apo grup personash qe pretendojne se jane diskriminuar por edhe organizatat me interes te ligjshem. shte nje perparesi qe paraqet ankimi tek Komisioneri fakti qe ai nuk e ngarkon ankuesin me asnje tarife per shqyrtimin e ankeses.
A mund te ndermarre sanksione Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi nese po cilat jane ato
Une mendoj se ligji nuk eshte krijuar me synimin per te qene represiv. Besoj se eshte kjo arsyeja qe ai ka parashikuar si mase te pare ndaj subjektit qe ka kryer sjelljen diskriminuese vendimin qe te beje rregullime ose te marre masa qe synojne rikthimin e subjektit ankues ne kushtet e barazise se gezimit te te drejtave te tij brenda afateve te percaktuara. Vetem me pas dhe ne rast te moszbatimit te vendimit Komisioneri vendos mase per ndeshkimin me gjobe. Nese brenda afatit te percaktuar nga ligji ky subjekt nuk merr masat apo nuk shlyen gjoben atehere Komisioneri ka te drejte te kerkoje prane autoriteteve kompetente pezullimin apo heqjen e lejes apo autorizimit per te kryer veprimtarine e tij. Per sa i takon mases se vendosur ajo synon te jete e efektshme dhe parandaluese. Ndersa shuma e gjobes varet nga statusi qe ka subjekti i cili ka kryer sjelljen diskriminuese eshte person fizik person juridik apo person qe ushtron funksion publik natyren e shkeljes ndikimin mbi viktimen etj.
Ngritja e kesaj strukture bazohet mbi disa direktiva te Bashkimit Europian. Cilet jane partneret ne misionin tuaj
Po eshte e vertete. Ligji eshte pergatitur nga shoqeria civile duke u mbeshtetur ne nje sere direktivash te KE-se dhe Parlamentit Europian qe synojne vendosjen e parimit te barazise ne disa fusha specifike. Per hartimin e ligjit shqiptar ka ekzistuar nje grup pune me perfaqesues nga organizatat nderkombetare qe ushtojne veprimtarine e tyre ne Shqiperi perfaqesive diplomatike shoqerise civile Ambasada Holandeze Delegacioni i BE-se OSBE UNDP Grupi Shqiptar i Te Drejtave te Njeriut Komiteti Shqiptar i Helsinkit Fondacioni Soros etj. grup qe vazhdon te jete aktiv edhe per zbatimin sa me mire te ketij ligji. Zyra e Komisionerit tashme ka marredhenie bashkepunimi me kete grup dhe po percakton aspektet specifike te ketij bashkepunimi. Ne kete aspekt Komisioneri eshte perfshire ne projekte qe synojne trajnimin e stafit te kesaj zyre por edhe ne rolin e trajnuesit te subjekteve qe ndikojne dukshem ne zbatimin e ligjit kryesisht per sa i takon gjyqesorit. Nga ana tjeter Komisioneri vlereson si kusht per te qene i suksesshem ne ushtrimin e veprimtarise se tij bashkepunimin me te gjithe aktoret qe ndikojne ne nxitjen e zbatimit te parimit te barazise. Permend ketu ne vecanti institucionet shteterore te cilat jane te ngarkuara shprehimisht ne ligj me detyrime qe synojne nxitjen e parimit te barazise dhe me te cilat ne kemi filluar te programojme aktivitete te perbashketa. Do te vija theksin edhe ne rendesine e bashkepunimit me mediat te cilat besoj se mund te luajne nje rol te rendesishem ne sensibilizimin dhe ndergjegjesimin e publikut ne lidhje me ceshtjet e diskriminimit.
Si do te funksionoje Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe a duhet qe nje person qe ankohet te jape prova se eshte i diskriminuar sic ndodh me gjykatat
Kjo eshte nje tjeter lehtesi qe ofron mbrojtja prane Komisionerit. Ligji e lehteson subjektin ankues nga detyrimi per te paraqitur prova te mirefillta qe mbeshtesin pretendimin e tij. Mjafton qe me informacionin qe sjell subjekti ankues te ngreje thjesht dyshimin se kemi te bejme me nje sjellje diskriminuese dhe i mbetet detyra Komisionerit qe ne ushtrim te kompetencave te tij nepermjet kerkimit te informacioneve me shkrim nga palet procedurave te hetimit organizimit te seancave degjimore kur e sheh te arsyeshme te arrije ne marrjen e nje vendimi. Por edhe ne procedurat qe ky ligj parashikon para gjykates subjekti qe ngre padi eshte me i lehtesuar nga barra e proves sepse megjithese paditesi duhet te paraqese prova mbi te cilat bazon pretendimin e tij eshte i padituri qe detyrohet te provoje se faktet nuk perbejne diskriminim.
Zirina Llambro