Fitore neto e Lorencos ndaj Vale Rosit
Kush e di se si e priste kete moment Horge Lorenco. Spanjolli kampion bote kishte ende nje detyre per te bere para fundit te sezonit ti jepte nje leksion te mire Valentino Rosit i cili kishte zbehur se fundmi fitimin e titullit nga ai. Ne Estoril Horge u ngjit ne kateder qe per kampionin nuk kishte shume veshtiresi. Edhe Rosi e ka pranuar Ishte me i shpejte se une. Kesaj radhe ai mund te quhet si nje pilot i dyte i Yamahas ashtu sic na meson historia e motoreve. Gara ka pare vetem nje superparaqitje te Lorencos. Per Valen kjo eshte nje prove e vogel ne pritje per ta provuar serish ne Valencia pas shtate ditesh dhe pastaj per te marre me ne fund ne dore Dukatin dhe per te synuar revanshin e madh ne vitin 2011. Rosi i cili ka rifituar vendin e trete ne klasifikim ka ende mundesi teorike per ti rrembyer vendin Pedrozes i cili ka 19 pike me shume. Per momentin revanshin e ka marre Horge. Spanjolli i cili ka fituar Boterorin ne Malajzi ne garen ne te cilen Rosi u rikthye te suksesi ka bere te heshtin ata qe e akuzonin se kishte fituar vetem sepse pesarezi ishte demtuar. Ne te vertete mes garave te kaluara dhe te tanishme ai ka treguar nje sinjal te dyfishte maturimi. Si fillim sepse i ka rezistuar tentatives per te rrezikuar dicka vlente vetem titulli ishte objektiv primar. Pastaj dje ka demonstruar shpejtesine me te cilen ka fituar titullin. Pjesa e dyte e tij ne fitimin e gares ka qene e frikshme. Rralle eshte pare dikush te lere Rosin mbrapa aq shume ne ate menyre ne mesin e nje gare. Eumlshte per tu thene se pas xhirove te para dukej se kishim te benim me nje gare ne duart e Rosit. Pas pese xhirosh Vale i afte te menaxhoje trafikun mori kryesimin me prepotence duke parakaluar rivalin. Nente here kampioni mundi te fitonte disa sekonda ndaj Horges i cili nuk hoqi dore. Pas tyre Kejsi Stoner eshte veteliminuar duke rreshqitur me dukatin e tij ne zhavorr. Per te tjeret ishte e pamundur. Nuk pati kohe as per te menduar se Rosi po mundte bindshem rivalin dhe menjehere ka ardhur edhe reagimi i Lorencos. Horge ka avancuar ne menyre te dukshme ne xhiron e 16 dhe ka mundur te parakaloje ne menyre te mrekullueshme italianin ne fundin e pjeses se drejte. Ky duhej te ishte nje fillim i bukur i nje lufte trup me trup Jo as qe behet fjale. Lorenco eshte zhdukur me shume lehtesi nga pamja e Rosit dhe ne fund kishin nje distance prej 86. Pas tyre ka pasur nje duel shume te bukur mes Doviciozos dhe Simoncelit i cili eshte mbyllur me triumfin e te dytit. Super Sik u shfaq si fitimtar ne pjesen e drejte te pistes por Doviciozo ka dhene maksimumin ne ate pjese dhe ne fund ka fituar me tre te mijtat kete sfide. Tani te gjithe presin Valencian. Vendi i fundit ku do te behen llogarite ne shtepine e Yamahas para vitit 2011 qe per te pasionuarit premton ende shume.