Super-Memelli dhe Diop i japinfitoren dramatike Al Faisalyt
Migen Memelli nuk e ka harruar ende vesin e tij prej golashenuesi. Sulmuesi i njohur i kampionatit shqiptar te futbollit vazhdon te demonstroje nje forme te shkelqyer ne kampionatin arab. Pogradecari me golin e shenuar ne minuten e 81-te i ka dhene fitoren skuadres se tij Al Faisaly kunder Al Ahli ne Premier Ligen Arabe. Ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe Tiranes ka shenuar golin e trete dhe te fitores ne nje takim dramatik qe ka perfunduar 3-2 per Al Faisalyn. Per Memellin ky ishte goli i gjashte ne kampionat duke u afruar me golashenuesit me te mire ne ligen arabe dhe duke u bere keshtu nje nga pretendentet per te fituar trofeun Kepuca e Arte. Nderkohe golin e pare per Al Faisalyn e ka shenuar senegalezi Papa Diop ish-futbollisti i Dinamos ne sezonin e kaluar qe kete vit luan se bashku me Memellin. Forma e sulmuesit shqiptar eshte premtuese per ecurine e skuadres se tij ne sezonin ne vazhdim te kampionatit arab.