Kaosi, Federata e Tirana tjetër përplasje për derbin
TIRANE-Derbi Tirana-Partizani është kryefjala e ndeshjeve të kthimit të Kupës së Shqipërisë, me dy skuadrat e kryeqytetit që do të përballen në derbin e dytë pas 3 vitesh mungesë. Ndeshja pritet të ndiqet sërish nga një numër i madh tifozësh, për vetë emrin e dy skuadrave, e megjithatë për të prishur bukurinë e saj kanë menduar sërish Federata e Klubi Tirana. Nëse një javë më parë përplasja për orarin zgjati vetëm pak orë dhe në mbrëmje u qartësua gjithçka, sot duket ndryshe. FSHF ka çuar një njoftim zyrtar, ku bën të ditur se derbi do të luhet në orën 14.30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërkohë që klubi bardheblu, në një tjetër komunikatë për mediat, thotë se ndeshja do të luhet në orën 19.00 në “Qemal Stafa”.
“Luhet në orën 19.00 në “Qemal Stafa”. Tifozë, ejani në stadium!”, shkruhet në komunikatën e klubit Tirana. Një përplasje që ka lënë gjithçka pezull sa i përket orarit edhe pse në fund është Federata ajo që vendos. Shkurt, derbi nuk ka ende një orar të saktë, por edhe një stadium, duke krijuar një situatë tejet të pakuptimtë dhe që ndoshta nuk haset as në vende me nivel amator futbolli. “Ne kemi njoftuar gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes që të shkojnë në orën 14.30 në “Selman Stërmasi”, nëse Tirana do të shkojë diku tjetër, është punë e saj. I mban ajo përgjegjësitë”, u shpreh një burim zyrtar në Federatë për këtë rast. Por, në krahun tjetër duket se as bardheblutë nuk lëvizin nga ideja e tyre. Gjithsesi, sot paradite pritet të marrë fund gjithçka dhe ndeshja do të ketë përfundimisht një orar të sajin.
Derbi
Sa i përket derbit, duket shumë e vështirë që Tirana të gabojë, sidomos pasi fitoi 2-1 ndeshjen e parë. Tifozët bardheblu ndërkohë presin një goleadë, pasi është e vështirë që me Partizanin të ndeshen sërish në kushte të tilla. Gjithsesi, sfida e fundjavës ndaj Flamurtarit, bën që Tirana të kursehet disi në energjitë e saj dhe këtë e ka pohuar dje edhe trajneri Artur Lekbello. “Është e kotë ta fshehim që e kemi mendjen te Flamurtari dhe jo te Partizani, - u shpreh tekniku bardheblu. – Faji ynë është që nuk fituam më thellë në ndeshjen e parë, pasi këtë herë do ta kishim një formalitet”, shtoi Lekbello. Në krahun tjetër, tekniku i të kuqve Çoçlli deklaroi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin, i vetëdijshëm se shanset për kualifikim janë minimale. Gjithsesi, ajo që pritet edhe këtë herë është koreografia e tifozëve, të cilët një javë më parë krijuan një atmosferë që i mungonte prej kohësh kryeqytetit dhe futbollit shqiptar. Tirana e Partizani janë nga të vetmet skuadra që kanë një tifozeri të organizuar në Shqipëri, me grupe si “Tirona Fanatics” apo “Ultras Guerrils”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)