E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Albana Vokshi pjese e aferes korruptive te privatizimit te ish-ekspozites



Kur behet fjale per afera korruptive nuk mund te ndodhe ndryshe qe ministrat dhe deputetet e qeverise Berisha mos te jene te lidhur me njeri-tjetrin. Deputeti Eduard Shalsi deklaroi dje se ne ceshtjen e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot nga ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli eshte e perfshire edhe deputetja demokrate Albana Vokshi. Zoti Ruli a eshte perfshire ne kete afere edhe zonja Vokshi - i eshte drejtuar Shalsi ish-ministrit te Ekonomise por nuk ka dhene ndonje detaj me teper per perfshirjen e Vokshit ne ceshtjen e privatizimit. Shalsi deklaratat e Rulit per privatizimin i ka cilesuar genjeshtra. Sipas tij Ruli nuk u ka dhene pergjigje pyetjeve te opozites megjithese ajo i di pergjigjet. Zoti Ruli ka heshtur dhe kjo heshtje eshte treguesi me i mire se ish-ministri i Ekonomise e ka kuptuar se genjeshtrat sajimi i justifikimeve e alibive nuk pine me uje. Faktet jane kokeforta dhe keto fakte flasin qarte per nje afere korruptive te permasave te jashtezakonshme ku eshte perfshire zoti Ruli dhe te tjere njerez te rrethit te ngushte familjar e politik te Sali Berishes emrat e te cileve se shpejti do ti behen te njohura publikut shqiptar - u shpreh Shalsi duke shtuar Zoti Ruli deklaroi se nderprerja e njeanshme dhe e parakohshme e kontrates me subjektet qiramarrese ne ambientet e ish-ekspozites ishte e parashikuar ne kontrate por nuk gjeti guximin te shpjegonte se cfare interesash fshiheshin pas ketij privatizimi te befte te iniciuar nga vete zoti Ruli. Sipas deputetit socialist Ruli ka genjyer duke mos thene te verteten per privatizimin e truallit shteteror. Gjithashtu pjese e genjeshtrave te tij eshte edhe cmimi i truallit i cili mbeti i pandryshuar krahasuar me trojet perreth ish-ekspozites. Zoti Ruli deklaroi se trualli i ish-ekspozites nuk ishte privatizuar por u ishte kthyer pronareve por genjeu publikisht duke mos treguar se 2900 metra katrore truall shteteror pasuri publike ne fakt ishin shitur nga Ministria qe ai drejtonte me bekimin e vete zotit Ruli. Dhe kete e provon pa lene vend per dyshime kontrata e shitjes e publikuar nga Partia Socialiste. Genjeshtra me e rende e zotit Ruli ishte ne lidhje me cmimin e shitjes se truallit te ish-ekspozites cmimi i te cilit mbeti i pandryshuar edhe pasi cmimet e gjithe zonave perreth ishin rritur me gati tri here. Zoti Ruli fillimisht genjeu se trualli ishte dhene me zero leke por me pas kur cmimi qesharak me te cilin ishte privatizuar ish-ekspozita u be publik ish-ministri i Ekonomise u fsheh e sgjeti guximin te thote nje fjale - tha Shalsi.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›