E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore Ristani Te rritet numri i qendrave te votimit



Percaktimi i dates se zgjedhjeve lokale nga presidenti Bamir Topi e ka shtyre Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te beje gati draftin me propozime per reformen zgjedhore. Por nga ana tjeter Partia Socialiste ka bere te ditur se nuk do te behet pjese e ndryshimeve te Kodit Zgjedhor pa u bere transparenca e zgjedhjeve te kaluara.
Kreu i KQZ-se Arben Ristani deklaroi dje se drafti qe do ti dorezohet Kuvendit ka si ndryshim kryesor rritjen e qendrave te numerimit te votave. Ristani e sheh votimin elektronik si shume te mundshem. Ai u ben thirrje partive politike te nisin punen.
Deklarata
Shtimi i numrit te qendrave ku numerohet pra nga 66 qendra numerimi do te duhet te jene me shume qe te pershpejtohet procesi i numerimit. Duhen bere ndryshime te atilla ne Kod qe te pengonin politikat bllokuese te forcave politike te cilat marrin pjese ne zgjedhje. Partite politike kane nje akses te pakufizuar dhe nje mundesi te pakufizuar qe ti ndryshojne komisioneret deri ne momentin e fundit gje qe ka sjelle si pasoje futjen ne proceset zgjedhore te njerezve te patrajnuar. Kjo mund te pengohet me nje ndryshim te thjeshte ligjor - tha Ristani.
Votimit elektronik
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve mendon se votimi elektronik ne kete rast per zgjedhjet lokale te muajit maj te vitit 2011 eshte nje projekt i realizueshem. Eshte e mundur ne rast se fillon urgjent diskutimi dhe arrihet konsensusi midis forcave politike. Jane te mundshme per tu bere por dhe keto kerkojne ndryshime ligjore te cilat duhen shoqeruar me nje konsensus te gjere te forcave politike. Pra ato duhet te bihen dakord per tu bere dhe e mira do te ishte qe dakordesia e tyre te ndodhte sa me shpejt te jete e mundur sepse jane procese te cilat duan kohe fizike te gjate per tu implementuar dhe nderkohe fillon numerimi mbrapsht drejt dites se zgjedhjeve - tha Ristani.
Votimi elektronik eshte nje ide e leshuar nga kryeministri Sali Berisha i cili eshte shprehur i gatshem te paguaje cdo lloj shume per ta mundesuar ate nese opozita jep konsensusin.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›