Eagle Mobile, 100 minuta falas për abonentët e rinj
Kjo paketë me parapagesë që kushton vetëm 400 Lekë (me TVSH) përmban 300 Lekë kohë bisede fillestare me TVSH dhe 100 SMS falas brenda rrjetit me vlefshmëri 6 mujore, si dhe 100 minuta falas brenda rrjetit me vlefshmëri një javë. Fito një celular Samsung! Për çdo rimbushje prej 10,000 Leke që do të bëjnë abonentët Eagle me parapagesë nga 11 shkurti 2010 deri (përfshirë) 11 mars 2010 do tu jepet një celular Samsung C520 falas. Klientët do të njoftohen për të tërhequr dhuratën pas 11 mars 2010.MMS drejt numrave GSM në ndërkombëtarë dhe kombëtare (AMC) Abonentët Eagle tashmë mund të dërgojnë mesazhe MMS jo vetëm drejt numrave Eagle, por edhe në të gjithë numrat GSM (AMC) dhe ndërkombëtarë. Të gjithë numrat Eagle me parapagesë ose me kontratë kanë tashmë mundësinë të ndajnë me miqtë e tyre jo vetëm brenda rrjetit të saj, GSM kombëtarë (AMC) dhe ndërkombëtarë duke u dërguar fotografi të dashurve të tyre apo familjes kudo që ndodhen. Vetëm me 36 Lekë (me TVSH) tashmë mund të dërgoni MMS drejt numrave kombëtarë GSM (AMC), ndërkohë që një MMS drejt numrave ndërkombëtarë kushton 80 lekë (me TVSH). Për të aktivizuar këtë shërbim në celularin tuaj mund të dërgoni një SMS në numrin 1515 me tekst “MMS (modeli i celularit tuaj)”, si për shembull “MMS Nokia”. Paketa Fiks cel me 100 minuta falas Paketa Fiks cel tani ka tashmë 400 Lekë kohë bisede fillestare me TVSH, me vlefshmëri 6 mujore, 100 minuta falas brenda rrjetit me 7 ditë vlefshmëri dhe gjithçka përfitohet që nga momenti i aktivizimit të kartës SIM. Pas regjistrimit në ofertë gjithashtu përfitojnë SMS falas pa fund si dhe 30 MMS. Regjistrimi si për abonentët e Eagle me parapagesë ashtu dhe për ata me kontratë bëhet duke dërguar një SMS drejt kodit 55577, ndërkohë që tarifa e regjistrimit është 40 Lekë (pa TVSH). Regjistrimi në këtë ofertë që ka nisur më datë 8 shkurt dhe përfundojnë me 15 Shkurt. SMS dhe MMS janë falas vetëm me numrin Eagle të përzgjedhur. Ju mund të ndryshoni numër duke përzgjedhur një numër tjetër ditën tjetër pas regjistrimit. çdokush mund te regjistrohet vetëm një herë në ditë. Të dy numrat përfitojnë SMS pa fund falas me njeri tjetrin, ndërsa personi qe kryen regjistrimin përfiton 30 MMS kundrejt personit tjetër. Mail@Mobile, shërbimi i ri për mailet në celular Të gjithë abonentët Eagle dhe kryesisht ata që janë pjesë e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe dëshirojnë të kontrollojnë mailet e tyre kudo që ndodhen, tashmë kanë mundësinë të shohin postën elektronike dhe të dërgojnë maile nga celulari i tyre. Interneti i përdorur për shërbimin Mail@Mobile që do të ofrohet falas për 3 muaj, do të kushtojë vetëm 120 Lekë në muaj (me TVSH) dhe të gjithë përdoruesit e Eagle mund të marrin apo dërgojnë kudo maile nga adresat e tyre, yahoo, gmail, Hotmail, etj. Nëse dëshiron që Mailet t’ju vijnë në celular mjaft shpejtë, lehtë dhe në mënyrë praktike tashmë Eagle Mobile e ofron këtë risi për të gjithë përdoruesit e saj. Mail@Mobile është mjaft i thjeshtë për tu aktivizuar dhe përdorur, dhe nuk është nevoja që përdoruesi të ketë apo të zbresin programe ekstra nga interneti. Të gjitha konfigurimet me aparatin celular rrjeti Eagle i bën automatikisht. Mail@Mobile optimizon të gjitha mailet, përfshirë edhe dosjet e bashkëngjitura në mail, duke kursyer 99,9% e të dhënave të të dërguara, duke minimizuar koston dhe kohën e dërgimit. Shënim: Për informacion më të detajuar ju lutemi klikoni në adresën www.eaglemobile.al ose kontaktoni me numrin 139 nga numrat Eagle ose 067 139 nga çdo numër tjetër kombëtar.