E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Do të shkruajmë një faqe të re të Marsejës”

Klubi i parë francez fitues në "Anfield", Marseja ëndërron një tjetër shpërthim të martën përballë Liverpulit, kësaj radhe në tokën e saj, që do t'i hapte edhe portat e një të tetave të finaleve të Ligës së Kampioneve. Olimpiku i Marsejës dhe Liverpuli ndodhen në kuotën e shtatë pikëve dhe sido qe të jetë rezultati, një nga ekipet do të jetë pjesë e 16-të më të mirave të Europës.
"Është një faqe e Olimpikut të Marsejës që po shkruhet", - shpjegon kapiteni Lorik Cana, autori i golit të dytë gjatë fitores 2-0 kundër Monakos, të shtunën e kaluar në Ligën 1 franceze, njëherësh edhe goli i tij i parë sezonal. Cana ishte një ndër më të mirët e atij takimi dhe u vlerësua me notën e lartë 7 nga omplanete.com.
"Po bëhet një kohë e gjatë që kubi nuk e ka kaluar fazën e grupeve", - nënvizon ai. "Ekziston një ndryshim vlerash midis dy ekipeve. Por, në shtëpi, duhet që ne të lëvizim për të kaluar. E kemi fatin në duart tona".
Pas një fillimi katastrofik, klubi me më shumë tituj kampion në Francë, ka ngritur kokën në kampionat, ku ka një seri prej pesë takimesh pa humbje. Në të kundërt, "Reds"-at (Të kuqtë e Liverpulit), që do të luajnë gjithashtu në Marsejë kualifikimin e tyre, humbën ndeshjen e fundit në kampionatin me Reading (1-3).
"Në ndryshim me kampionatin, mund të humbësh gjithcka gjatë një ndeshje kundër Liverpulit", - shqetësohet mbrojtësi Zhylien Rodriguez, i cili shënoi gjthashtu të shtunën kundër Monakos. "Është një situatë delikate për ta administruar, pasi një ndeshje e mbyllyr në barazim na mjafton. Presim një luftë në cdo cast".
Grupi A është më i vecanti nga tetë grupet pasi skuadra e parë (Porto) dhe ajo e fundit (Beshiktashi) ndahen vetëm nga dy pikë.
Në grupin A të Ligës së Kampioneve gjithcka e hapur, një barazim do t'i mjaftonte Olimpikut të Marsejës për t'u kualifikuar me kushtin që Beshiktashi të mos fitonte me Porton.
Klubi portugez është kryesuesi i grupit me një pikë më shumë se Marseja dhe Liverpuli dhe dy më shumë se klubi turk, me të cilin pret të ndeshet po ditën e martë.
"Përballë Liverpulit, që ka talente në cdo repart të lojës, është e vështirë të llogarisësh" – thotë mesfushori Matieu Valbuena. "Duhet të rrisim nivelin tonë të lojës për imponuar atyre, ashtu sic bëmë edhe në ndeshjen e vajtjes, përballë një ekipi që vien në Maresjë me një mentalitet revanshi", - shton autori i golit në fitoren 1- në "Anfield", tetorin e kaluar.
Kthimi i mundshëm i Samir Nasri gjatë lojës marsejeze mund të ishte dicka plus, pasi Marseja do të ketë nevojë për të administruar lojën.
I dëmtuar në kavilje gjatë ndeshjes kundër Beshiktashit, ndërkombëtari francezi luajti të shtunën kundër Monakos. Trajneri Erik Gerets ende ka dyshime për pjesëmarrjen e tij, por në të njëjtën kohë e ka ftuar në grupin e lojtarëve.
"Do të jetë një ndeshje vrasëse, një finale midis dy ekipeve që nuk kanë zgjidhje të tjera. Nuk duhet patur frena në duar, duhet luajtur të lirë për t'i dhënë zjarr lojës", - përfundon Valbuena.
Për takimin Marsejë-Liverpul flet edhe sulmuesi i Celsit, Didier Drogba. Sipas ish-golashënuesit të shquar marsejez, detyra e Olimpikut është shumë komplekse. Lojtarët duhet të përballojnë një Liverpul në ngjitje të formës së tyre: "Nuk kanë qenë kurrë më parë kaq të fortë se aktualisht", - thotë Drogba. "Unë do të jem mbështetësi i parë i Marsejës", - përfundon sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›