Serbi, ngjitet SNS e Nikoliçit. Sondazhi: 61 % e serbëve jo NATO-s

Sikur të zhvillohen sot zgjedhjet e Përgjithshme në Serbi, Partia Demokratike e Tadiçit do të ishte e para me 30,6 % ndërsa partia e dytë rradhitet Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliçit me 29,9 %. Ky është rezultati i sondazhit të realizuar nga “Media Galup“, sipas të cilit radikalët e Sheshelit tashmë rradhiten si parti e tretë me vetëm 8,3 %. Sipas këtij sondazhi i cili është bazuar tek rezulati i 1.200 votuesëve, SPS e Millosheviçit gëzon mbështetjen e vetëm 6,7% të votuesëve, ndërsa Demokratët e Koshtunicës rradhiten si parti e katërt me vetëm 6,2 %.
Të gjitha partitë tjera që aktualisht janë në parlamentin e Serbisë, në
rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot nuk do ta kalonin pragun
elektoral e këtu renditen edhe Liberalët e çedomir Jovanoviçit me 4,3 % e
madje edhe G17 që do të merrte vetëm 3 % të votave të qytetarëve të
Serbisë. Sipas këtij studimi, partia e Nikolliçit që lindi pas përçarjes
së radikalëve tashmë ka thyer bllokun që deri dje quhej demokrat, dhe
aktualisht çdo i dhjeti ithëtar i kësaj partie, pra SNS vjen nga rradhët
e atyre që kishin votuar për demokratët. Gjithashtu, gati çdo i dhjeti
votues i kësaj partie shqyrton edhe mundësinë që DS e Tadiçit mund të
jetë përzgjedhja e tij.
Të anketuarit janë prononcuar edhe për anëtarësimin eventual të Serbisë
në NATO.Sikur të zhvillohej sot referendumi për anëtarësim në Aleancën
Veriatlantike, 61 % e qytetarëve të Serbisë do të ishin kundër. Vetëm 20
% e mbështesin këtë anëtarësim dhe 19 % nuk janë të vendosur. Para
shpalljes së pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbështetej nga
28 % e qytetarëve dhe kundërshtohej deri në 55 %. Studiuesit e Media
Gallup vlerësojnë se ky ndryshim ka ardhur pas iniciativës mbi
shpalljen e referendumit, sepse debati që pasoi ringjalli kujtimet e
vitit 1999 kur u bombardua Serbia.
Mbështetja për anëtarësim në Bashkimin Evropian është sa kundërshtimi që
i bëhet anëtarësimit në NATO. Kështu 62 % e qytetarëve do të votonin
për antërsim në BE dhe vetëm 22 % do të ishin kundër, sikur refendumi
për këtë çështje të zhvillohej sot në Serbi.
Agim Popoci