Football.fr: “Shokët e Lorik Canës tani jetimë”

Faqja e njohur sportive franceze e dha lajmin për vendimin e Baricit për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares. "Shokët e Lorik Canës janë tani jetimë", - shkruan football.fr, duke aluduar për Baricin si një "baba" i skuadrës Kombëtare shqiptare. Kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, për shkak të një ënjtjeje në gju do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Metz. Trajneri Erik Gerets beson se ky pushim do t'i bëjë mirë atij për të qenë më i freskët për ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampioneve kundër Beshiktashit në Turqi. Sipas faqes franceze football.fr, Olimpiku i Marsejës ka nevojë për kapitenin e tij pasi karakteri i tij luftarak vlen shumë në situatën e vështirë në të cilën ndodhet klubi marsejez në kampionatin francez. Shiriti i kapitenit do t'i besohet Zhulien Rodrguezit. Lorik Cana luajti vetëm një nga dy takimet me Kombëtaren shqiptare, atë kundër Bjellorusisë, ndërsa në Bukuresht kundër Rumanisë mungoi për shkak të kartonëve të verdhë.