Kapelo, FederataAngleze dëshiron që ta mbajë
LONDER-Mediat nuk ia kanë falur ende eliminimin nga Gjermania në Botëror, por Fabio Kapelo ka ende mbështetës në Federatën Angleze.
Këto ditë kur debati mbi qëndrimin ose jo të teknikut italian është bërë më i fortë, mbështetja ka ardhur nga Fil Gertsajd, një nga drejtuesit më të lartë të Federatës dhe mik i ngushtë i presidentit Dejv Riçards. “Sipas meje, Kapelo është njeriu i duhur për këtë detyrë, - ka thënë Gertsajd. – Ka humbur vetëm një ndeshje dhe duhet të vazhdojë deri në fund të kontratës së tij”, shprehur ai. Në fakt, përpos eliminimit që në të tetat e finales në kampionatin botëror, drejtuesit e Federatës Angleze kanë qenë gjithnjë të kënaqur me punën e Kapelos, i cili arriti të vendoste disiplinën dhe t’i jepte ekipit një mentalitet tjetër. Veç kësaj, në rast shkarkimi, Federata duhet t’i paguajë italianit 12 milionë stërlina për dy vitet e mbetura të kontratës. Një shumë e konsiderueshme kjo, për më tepër duke parë se teknikët e mirë në qarkullim nuk kanë ende staturën e italianit.
Deri tani kandidaturat për të drejtuar Anglinë janë Roi Hodgson, Herri Rednap dhe Devid Bekham, që gjithsesi mbeten ende larg emrit të Kapelos. Gjithsesi, Federata Angleze ka marrë dy javë kohë për të vendosur për të ardhmen e trajnerit italian. Anglia u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 4-1 me Gjermaninë, në një ndeshje ku gjyqtari i mohoi një gol të rregullt Frenk Lampard.
(d.b/BalkanWeb)