E Diel, 1 Nëntor 2026

Gledis Gjipali firmos “mobesueshmërinë” e pjesës për Shqipërinë të raportit të “Freedom House”

Njeriu i Edi Ramës dhe i Ditmir Bushatit, edhe tek raporti më i fundit, i publikuar si “ndërkombëtar”

Organizata “Freedom House”, ka publikuar dje raportin e saj vjetor, “Vendet në Tranzicion 2010”. Një klikim në web-siten zyrtar të kësaj organizate, mjafton për të mësuar se hartuesi i pjesës për Shqipërinë të këtij raporti është Gledis Gjipali. Njeriu i Edi Ramës dhe i Ditmir Bushatit, ia ka dalë më së miri që edhe te raporti i “Freedom House”, të nënshkruajë autorësinë e tij. Kaq mjafton që si ta lexosh, si të mos e lexosh, e merr një lloj, “mesazhin” e këtij raporti, i cili duket se nuk është asgjë më shumë se ngushëllim për Edi Ramën, i cili gjen të pasqyruara aty të gjitha hallet e tij, që nga mospranimi i zgjedhjeve e deri te fondet e pushtetit vendor e miqtë e dështuar në media. të gjithë bashkë këta, vajtohen në raportimin që për sa i përket pjesë së këtij raporti për Shqipërinë, e meriton të marrë vulën e “mosbesueshmërisë”.
Mosbesueshmëria e raportit “konfirmohet” nëpër rreshtat e tij, ku përpjekjet e opozitës për të penguar liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë, apo edhe për të mos u bërë pjesë e reformave kalohen me një fjali të tipit “mosfunksionim normal i parlamentit, për shkak të bojkotit të opozitës”, bojkot që sipas raportit të Gledis Gjipalit njëherazi ka “përkeqësuar edhe situatën demokratike në Shqipëri.
Si pjesë e zëdhënësit të shqetësimeve të Edi Ramës, raporti i Gledis Gjpalit, i publikuar dje nën logon e “Freedom House”, nuk ka si të mos lërë pa përmendur edhe zgjedhjet e vitit të kaluar.
Duke u ndalur jo pak te zgjedhjet, raporti kapërcen në konkluzionet e sigluara nga Gledis Gjipali, të gjitha raportet e tjera ndërkombëtare për këtë proces zgjedhor. Përkundër klasifikimit të organizmave ndërkombëtarë të zgjedhjeve të qershorit të kaluar, si më të mirat në historinë e Shqipërisë, raporti i pretenduar i “Freedom House”, guximshëm, nuk lë pa “ju vënë atyre (zgjedhjeve) nga një bisht”, kur i etiketon si të tilla që “nuk e realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’ju përmbajtur standardeve më të larta demokratike”.
Jo pak Gledis Gjipali, ndalet në raportin e tij për llogari të “Freedom Hosue”, edhe te “problematika” e mediave në Shqipëri.
Duke e parë këtë “problematikë”, natyrshëm Gledis Gjipali nuk ka si të mos e shoh këtë (“problematikë”), si shqetësim të Edi Ramës. Në këtë kontekst, Gledis Gjipali, flet e flet për mediat, teknologjinë e tyre, për më tepër botuesit e tyre, por asgjëkund nuk përmend termin “gazetar”, pa pretenduar se ndokund nëpër rreshta e raportit të publikuar me logon e “Freedom Hosue”, të përmendet gjëkundi, ndonjë shqetësim i mundshëm i ndonjë gazetari të mundshëm, për faktin e thjeshtë se Gledis Gjipali, Edi Rama e ndoca persona të tjerë, që pretendojnë se janë pjesë e mediave, me media kuptojnë botuesin apo pronarin dhe se për ata, njerëzit e mediave nuk ekzistojnë.
Gledis Gjipali, i mirinformuari me sa duket për të gjitha dhe për më tepër, i konverguar në idetë e tij, me ato të Edi Ramës, flet edhe për gjyqësori, apo edhe për korrupsionin, ku i referohet në konkluzionet e tij, një tjetër raporti të një tender-fituesi të bashiksë së Tiranës, ndërsa kur flet për imunitetin si pengesë në luftën antikorrupsion, duket nuk i ka mjaftuar boja e printerit, apo letra e bardhë, për të shtuar, frikën e Edi ram,ës dhe të njerëzve të tij, në dorëzimin e imuniteteve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›