Lipi: Nuk është ndeshja jonë e fundit
Kampionët e botës do të përballen me Sllovakinë, një ndeshje thelbësore për të ardhmen në Afrikën e Jugut. Në konferencën për shtyp tekniku Marçelo Lipi iu shmang komenteve mbi deklaratat e ministrit të Reformave, Umberto Bosi, në lidhje me një “blerje të mundshme të ndeshjes kundër Sllovakisë”.
“Nuk dëshiroj që kjo të jetë ndeshja e fundit për ne. Duam të kalojmë turin. Nuk kemi bërë mirë deri tani, por do të ecim përpara dhe do të përmirësohemi. Kritikat nga jashtë? Skuadra nuk duhet të përgjigjet. Do të kërkojmë të bëjmë më mirë në sulm në krahasim me ndeshjet e fundit”, pohoi Lipi, duke shtuar se ekipi duhet të jetë më i vëmendshëm nga krosimet e kundërshtarit.
Mesfushori Andrea Pirlo ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë në stol. Lidhur me kundërshtarin e radhës, numri një i kombëtares “axurre” theksoi: “Ata kanë sulmues të shpejtë, që ndryshojnë pozicionet. Sot u duhet patjetër fitorja dhe do provojnë ta bëjnë”.