Shtypi serb pas eliminimit: "Shqiponjat u bënë zogj"
“Turp!”, është titulli kryesor i të përditshmes “Press”, sipas të cilës “mjaftonte barazimi për të kaluar grupin, por lojtarët nuk kishin as mendje e as forcë për të shënuar edhe një tjetër gol”. Kurse “Blic” e ilustron zhgënjimin me titullin: “Shqiponjat u bënë zogj”, duke nënvizuar se skuadra e Radomir Antiç u mund nga një “Australi e dobët, pas një pjese të dytë katastrofike”.
Pak a shumë në të njëjtën linjë qëndrojnë edhe gazetat e tjera të Beogradit: “Shqiponjat fluturojnë në shtëpi” (“Vecernje Novosti”), “Kangurën u bëjnë gati valixhet shqiponjave” (“Danas”), “Trishtim i madh” (“Sportski Zurnal”), “Të fundosur” (“Sport”).